Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

1.2 ton kokainë në Belgjikë, shqiptari dhe 4 të tjerë bien në kurthin e Policisë dhe arrestohen

Shkruar nga Newsbomb
1.2 ton kokainë në Belgjikë, shqiptari dhe 4 të tjerë

Një operacion i madh antidrogë është organizuar nga policia në Belgjikë, ku janë kapur 1.2 ton kokainë e fshehur brenda një kontejneri. Pesë persona ranë në pranga, mes të cilëve një shqiptar dhe një holandez.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë nga policia teksa kërkonin ngarkesën me kokainë brenda një magazine në Oudebaan, Wilrijk, provincë e qutetit belg Antwerp.

Sipas mediave të huaja, ngarkesa me kokainë u soll në Roterdam nga një shofer belg mbrëmjen e së martës. Dogana kapi kontejnerin, i cili ishte shkarkuar në portin e Roterdamit dhe hoqën drogën, ndërsa hapësira u mbush me ngarkesë false.

Kur personat e arrestuar shkuan ta merrnin, Policia ndërhyri dhe i prangosi. Zëdhënësi i policisë, Kristof Aerts u shpreh se bëhet fjalë për 5 persona, meshkuj të moshave, 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç. Të arrestuarit u dërguan në dhomat e paraburgimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese