Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

1.2 milionë euro dëm shtetit, Apeli liron sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit të Tiranës ka liruar këtë të enjtë nga burgu, Arlind Gjokutaj, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Apelit ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Gjokutajn i cili u arrestua pak ditë më parë shpërdorim detyre, me pasoja 1.2 milionë euro dëm në arkën e shtetit. Mësohet se e njëjta masë është dhënë dhe për dy zyrtarët e tjerë, Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli.

Të tre këta shtetas akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh, për dëmshpërblimin e një personi që e kishte përfituar më herët pagesën nga shteti. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Ky i fundit është lënë në masën e sigurisë  “arrest e burg”.

Më shumë