Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“1.000.000 euro për sigurimin e jetës”, vrasja makabre e 20 vjeçares në Greqi, detaje të reja nga hetimi, dyshohet se bashkëshorti i saj ka lidhje me grabitësit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja nga hetimet e autoriteteve greke në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares disa javë më parë. Sipas mediave vendase, policia ka mundur të sigurojë një skicë me fytyrën e grabitësit që vrau Caroline Crouch në banesën e saj, para syve të bashkëshortit dhe foshnjës së tyre.

E gjithë kjo ngjarje sipas autoriteteve ka marrë një kthesë të papritur pasi në listën e të dyshuarëve është përfshirë edhe bashkëshorti i Crouch, Babis Anagnostopoulos.

Një nga zyrtarët e grupit hetimor, Stavros Balaskas në një pronocim për mediat ka treguar se janë ngritur dyshime se si autorët mundën të lëvizin të sigurt dhe këto informacione mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.

Gjithashtu, ai zbuloi se 20-vjeçarja kishte siguruar jetën e saj për 1.000.000 euro dhe ky fakt ka nxitur më shumë dyshimet e autoriteteve mbi bashkëshortin e saj. Ky skenar i policisë greke ka “nervozuar” 32-vjeçarin, Anagnostopoulos.

Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera është një krim i rrallë pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull (material vizual, dëshmi) të mbërritjes dhe largimit të tyre.

Në të njëjtën kohë, autoritetet tani janë duke u përqendruar në zgjidhjen e disa pyetjeve serioze që kërkojnë një përgjigje dhe do të jenë thelbësore për zgjidhjen e misterit. Ata po përpiqen të bëjnë krahasimin e kësaj ngjarje tragjike me 10 raste të reja të ngjashme të cilat kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në Atikë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img