Zvicra uron kryeministrin Haradinaj në krye te qeverisë së Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 21:09 13-09-2017 Zvicra uron kryeministrin Haradinaj në krye te qeverisë së Kosovës

Urimet për zgjedhjen e Ramush Haradinajt në krye te Qeverisë se Kosovës  kane kaluar tashme kufijte e Kosovës. Zgjedhja e Haradinajt si kryeminister eshte mirëpritur dhe pershëndetur jo vetem në Kosove, Shqiperi e Preshevë, por edhe nga Brukseli dhe vendet e BE-së.

Ata njezëri kane uruar Kosoven dhe vet Haradinajn për detyrën e re në postin e kryeministrit te Republikës së Kosovës. Nje urimi i tillë ne adrese te kryeministrit te ri kosovar e ka derguar permes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer edhe qeveria zvicerane, respektivisht nga Ministria e Jashtme  (EDA/DFAE) ne Berne.

“Që nga viti 2008, Zvicra e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe konsullore që atëherë. Kjo korrespondon me protokollet e qeverive të sapozgjedhura për t’i përgëzuar ato për zgjedhjet, ne kete rast te Kosovës”.

Pierre-Alain Eltschinger, zedhënës i diplomacise zvicerane, duke përcjellur mesazhin nga Berna zyrtare në emer të Ministrise së Jashtme ka  uurar kryeministrin Ramush Haradinaj në krye te qeverisë së Kosovës. Roli i Zvicres dihet ne Kosovë si para, gjate dhe dhe pas luftes dhe bashkepunimi u intensifikua nga viti 2008, kur Zvicra ishte nder vendet e para qe njohur pavaresine e Kosovës.

Bashkepunimin e mire mes Zvicres dhe Kosovës e deshmoi edhe presidentja zvicerane Doris Leuthard javen qe kaloi ne nje bisede per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër.

“Zvicra vazhdon bashkepunimin dhe kontributin e vete ne avancimin e proceseve demokratike ne Kosovë ne te gjitha sferat si nga ekonomia ashtu edhe humaniatre, ndertimit dhe zhvillimit dhe sigurimit te paqes dhe stabiliteit permes trupave tona ne rajon -Swisscoy-it…” tha znj.Leothard duke shtuar se Zvicra dhe Brukseli jane te interesuara qe te kemi ne BE Kosoven, por si nje vend ku funksion shteti juridik. Kurse rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbise ne Bruksel ajo ka theksuar se Berna mbeshtet vazhdimin e këtij procesi qe eshte i domosdoshëm dhe i dobishëm jo vetëm per keto dy vende, por edhe për Zvicren, sepse aty ky ka stabilitet politik dhe ekonomik, vendi prodhon perspektive dhe ardhmeri te sigurt per qytetarët dhe jo emigrantë..”

Article Logic
Execution time: 0.019640922546387
array(1) { ["section"]=> string(72) "zvicra-uron-kryeministrin-haradinaj-ne-krye-te-qeverise-se-kosoves-92258" }