Zbulohet çfarë i tha Rama-Berishës, Basha i hakërrehet gazetares: Mos bëj debat me mua (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 12:30 12-10-2017 Zbulohet çfarë i tha Rama-Berishës, Basha i hakërrehet gazetares: Mos bëj debat me mua (FOTO)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Report Tv, kur kjo e fundit e pyeti se cila ishte fjala fyese që përdori kryeministri Rama ndaj Sali Berishës, ndonëse burime nga PD bëjnë me dije se Rama i tha Berishës “o doktor e dhj**e”, ndërsa më pas "ke rrjedhur fare doktor". 

“Nuk mund ta them atë fjalë, pasi është fyerje për publikun që na dëgjon. Fjalët e Ramës ishin fjalë prej vagabondi, i paeduaktë dhe rrugaçërore”, u shpreh Basha, ndërsa gazetarja ka insistuar për të mësuar prej bashës se cila ka qenë fjala që ka irrituar deputetin Flamur Noka, pasi ky i fundit kërkoi fjalën për procedurë.

Basha në këto momente ka rritur tonet dhe i kthehet gazetares: “Mos bëj debat me mua”, duke ngritur edhe dorën në drejtim të saj, siç duket edhe në këtë foto.  

MË SHUMË NGA FJALA E BASHËS

Rama ka lidhje personale me krimin e organizuar. Rama e di se e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Ndaj i lutem cdo gazetari të thotë të vërtetën sic është. Ruçi shkeli rregulloren dhe kërkoi përjashtimin e Nokës. Kërkoj zbatimin e rregullores. Për çeshtjet e procedurës fjala jepet menjëherë. Gjatë kohës që fliste Berisha Rama i thoshtë fjalë të ndyra që nuk më lejon etika ti them. Fjalët e Ramës ishin fjalë prej vagabondi, i paeduaket, rrugaçërore. Noka për këtë kërkoi fjalën që të paraljëmronte Ramën për fjalorin. Ata nuk duan debat se kanë frikë, synimi i tyre është të mos ketë debat. Opozita do të thojë fjalën, të qëndrojë në krah të të drejtave të qytetarëve, të ketë parlament ku opozita të thojë atë që mendon, kur kjo e drejtë të merrt atëherë s’ka më demokraci. 

Nuk është rastesi që krimi bën ligjin, vriten fëmijë e të moshuar sic ndodhi në Lushnje, nuk është rastësi, kjo është pasojë e lidhjes së Ramës me krimin. Me krimin bashkëpunojnë për zgjedhje, vjedhin votat bashkë. Kemi fakte konkrete.

DEBATI ME GAZETARËT

Gazetarja: Si do vijojë seanca?

Basha: Opozita ka vetëm fjalën. Nëse na mohohet kjo e drejtë atëherë s’ka më parlamentarzëm. Noka nuk ka shkelur rregullore.

Gazetarja: Edhe noka përdori fjalë fyese…

Basha: I pari që e ka nisur këtë proces është Rama dhe i dyti është Ruçi.

Gazetarja: Cila është fjala që përdori Rama ndaj Berishës?

Basha: Hapni regjistrimet dhe dëgjojini vetë.

Gazetarja: Ju ishit më afër, ne nuk mund ta dëgjojmë….

Basha: Mos debat me mua. 

Më shumë në këtë kategori: « Pushtoi foltoren e Kuvendit, PS merr vendimin për deputetin Flamur Noka
Rama zhvendos mbledhjen e qeverisë nga Tirana në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928
array(1) { ["section"]=> string(95) "zbulohet-cfare-i-tha-rama-berishes-basha-i-hakerrehet-gazetares-mos-bej-debat-me-mua-foto-95626" }