Vendim i papritur, këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:10 12-10-2017 Vendim i papritur, këngëtarja e njohur shqiptare tërhiqet nga muzika

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Zanfina Ismaili, e njohur edhe si motra e Adelina Ismailit ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e saj.

Ajo ka vendosur që të tërhiqet një herë e mirë nga muzika dhe të përqëndrohet në profesionin, për të cilin ka studiuar vitet e fundit, si juriste. Këtë vendim Zanfina e ka bërë të ditur në një intervistë për “Express rozë”

"Merrem me muzikë që prej moshës 4 vjeçe. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogarit sa shumë vite kam në këtë profesion, ja di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, por dua ta lë si hobi. Muzika ka mbetur si pjesë e qejfit tim. Kështu si e kam vendos po ndihem mirë", u shpreh Zanfina Ismaili, e cila pak muaj më parë publikoi këngën e saj më të fundit “S’je ai mo”. 

Zanfina-Ismaili4-e1426711843556.jpg

zanfina-ismajli-012b-500-avip-1.jpg

zanfina.jpg

Zanfina_Ismajli.jpg

zanfina_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.023254871368408
array(1) { ["section"]=> string(73) "vendim-i-papritur-kengetarja-e-njohur-shqiptare-terhiqet-nga-muzika-95618" }