
Vota "Forca Real Madrid"
Nuk kanë munguar ngjarjet e pazakonta në këtë proces zgjedhor. Qytetarët shqiptarët ushtruan të drejtën e votës të dielën që lamë pas, teksa nuk mungoi "tradita" për të nxjerrë fletë votimi të pavlefshme.
Por, këtë herë ndodhi ndryshe. As kryq e as vizatim, dhe larg politikës, por duke shfaqur pasionin për futbollin dhe dashurinë për skuadrën e zemrës.
Ky ishte rasti i një qytetari në Elbasan, i cili si duket ka qenë i përqendruar te "El Clasico" Barcelona-Real Madrid, dhe ke "hedhur një votë" për madrilenët.
“Forca Real Madrid! Fitore”, shkruhet në fletën e votimit, siç shihet edhe në foton e mëposhtme.

Vota "Hala Madrid"
Sondazh
Poll