![VIDEO/ Shqiptarët “pushtojnë” Gjermaninë, pamje](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1718463562xscreenshot-5-263.jpg)
Dortmundi do të presë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të veçanta të Euro 2024. Italia dhe Shqipëria do të përplasin “brirët” në “Signal Iduna Park” në orën 21:00. Mbështetja nuk do të mungojë për kuqezinjtë, ku shumë tifozë, mes tyre edhe politikanë dhe krerët e shtetit do të jenë në stadium për të brohoritur për “djemtë” tanë.
Newsbomb dhe Newsport përgjatë gjithë ditës së sotme ka përcjellë atmosferën e magjishme nga Dortmundi. Shqiptarët kanë “zbarkuar” dhe kanë mbushur rrugët e Dortmundit.
View this post on Instagram
Siç shihet dhe në video me këngë e valle shqiptare, kuqezinjtë po valvisin flamujt shqiptarë.
Atmosfera duket fantastike, ndërkohë numri i tifozëve mbrëmjen e sotme pritet të jetë 50 mijë, ndërkohë mijëra zemra shqiptarësh kudo ku janë do të bëjnë tifo për djemtë Kombëtares.