Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

PAMJE/ Elbasanasi tregon mikpritjen dhe zemërgjerësinë e shqiptarit, ndihmon çiklistin spanjoll të rregullojë biçikletën në mes të garës

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Elbasanasi tregon mikpritjen dhe zemërgjerësinë e
Momenti kur banori në Elbasan ndihmon çiklistin

Evenimenti prestigjioz i çiklizmit hapi edicionin e 108-të në Shqipëri me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka ka nisur sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.

Nisja u bë në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve.

Një moment interesant është kapur në Elbasan, ku çiklistët kaluan rreth orës 15:00. Çiklisti spanjoll Ayuso ka hasur probleme me biçikletën dhe një qytetar nga Elbasani i cili kishte dalë para banesës dhe po ndiqte garën e ka ndihmuar.

Ndërsa pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.

Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje të madhe sportive.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese