Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Një rekord i ri vendoset në garën kronometrike, 21-vjeçari britanik merr një fitore të jashtëzakonshme në fazën e dytë të Giro d’Italia

Shkruar nga Newsbomb
Një rekord i ri vendoset në garën kronometrike, 21-vjeçari
Joshua Tarling

"Giro d’Italia" ka vijuar ditën e sotme në Shqipëri me etapën e dytë që është zhvilluar në Tiranë, ku fitues u shpall çiklisti britanik, Joshua Tarling.

Britaniku 21-vjeçar regjistroi kohën më të shpejtë 16:07, në pistën prej 13.7 km, duke lënë pas rivalët e tij të mëdhenj.

Një sekond pas tij e mbylli garën slloveni Primoz Roglic, që përfundoi në vendin e dytë. Ndërsa i treti ishte Jay Vine që e mbylli tre sekonda pas vendit të parë, i ndjekur nga italiani Affini dhe çeku Vacek. Ndërkohë, fituesi i etapës së parë, Mads Pedersen, u rendit në vendin e shtatë, me 12 sekonda më pak.

Me këtë fitori, britaniku 21-vjeçar ka siguruar drejtimin e klasifikimit të përgjithshëm dhe është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë edicion të "Giro d’Italia".

Etapa e tretë dhe të fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese