Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Giro d’Italia” nuk kalon pa incidente, çiklistët përplasen rrezikshëm në zonën e Freskut

Shkruar nga Newsbomb
“Giro d’Italia” nuk kalon pa incidente, çiklistët
Pamje kur Mikel Landa eshte rrezuar

“Giro d’Italia” nisi nga Shqipëria për herë të parë në historinë e çiklizmit. Edicioni i 108-të i këtij turneu kaq të madh dhe prestigjioz nisi ditën e sotme nga Durrësi etapën e parë, e cila përfundoi në Tiranë.

Por gjatë rrugës kishte dhe përplasje të çiklistëve. Një ndër më të rrezikshmet u regjistrua në zonën e Freskut. Një kthesë e rrezikshme në atë zonë të kryeqytetit solli edhe përplasjen e rëndë.

Një nga të dëmtuarit ishte njëri prej favoritëve, Mikel Landa. Ky i fundit pësoi dëmtime, por nuk dihet nëse janë tepër serioze. Kujtojmë se edhe dy etapa të tjera të “Giro d’Italia” do të zhvillohen në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese