Hapësire reklamuese

Sporti

FOTO/ Humbja me Italinë rëndon atmosferën, kryeministri Rama takon Kombëtaren në stërvitje

Shkruar nga Newsbomb

 

FOTO/ Humbja me Italinë rëndon atmosferën, kryeministri Rama
Ylber Ramandani, Armando Broja, gazetari Arlind Sadiku dhe Kryeministri Edi Rama

 

Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë i janë rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me zhvillimin e seancave stërvitore, me karakter lehtësues. Ndërkohë Sylvinho ka lejuar lojtarët që pas stërvitjes të takojnë familjarët në mënyrë që të rikuperohen edhe psikologjikisht pas humbjes.

Futbollistët e kombëtares janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili ishte sot për t’i vizituar në qendrën stërvitore në afërsi të Dortmundit. Ka qenë gazetari Arlind Sadiku i cili ka ndarë një fotografi krah kryeministri Edi Rama, Armando Brojës dhe Ylber Ramandanit ku shrkuan "Afër Kombëtares si në humbje, si në fitore".

FOTO/ Humbja me Italinë rëndon atmosferën, kryeministri Rama
Ylber Ramandani, Armando Broja, gazetari Arlind Sadiku dhe Kryeministri Edi Rama

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese