Lëvizje të reja në çështjen “Ballist Morina”, FSHF: Gati të bashkëpunojmë me Ministrinë e Drejtësisë

Publikuar tek Sporti
Tuesday, 08 August 2017 16:46

FSHF është duke bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me çështjen e Ismail (Ballist) Morina.

Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF thekson se i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd.

Në kuadër të përpjekjeve institucionale të FSHF për të mos lejuar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore.

Konkretisht, pas kërkesës për bashkëpunim, FSHF i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd.

Nga argumentet e këtij vendimi, rezulton se incidenti i dronit, përbën një “gje të gjykuar” nga drejtësia sportive, kjo pasi CAS e ka klasifikuar si një shkelje e natyrës administrative dhe jo penale.

FSHF ka informuar ministrinë se mbetet në kontakt me përfaqësuesin ligjor të z.Morina në Dubrovnik duke lehtësuar per te, materiale që mund të nevojiten për procesin eventualisht.

Përfaqësuesi ligjor na ka njohur përveç se me materialet e mbrojtjes, edhe me faktin se z. Morina ka aplikuar për azil në Kroaci, një procedurë kjo që drejtohet nga Ministria e Brendshme e vendit Dalmat.

Një përfaqësues i Federatës e ka takuar “Ballistin” në ambjentet e paraburgimit në Dubrovnik, ku ndonëse gëzonte shëndet të mire dhe i garantoheshin të drejtat themelore nga autoritetet kroate, nuk mund të fshihej shqetësimi i tij për një ekstradim të mundshëm në Serbi ku shëndeti dhe jeta e tij do të ishin në rrezik.

Me besimin se këto informacione do t`i shërbejnë sadopak autoriteteve për zgjidhjen me sukses të çështjes, FSHF mbetet në dispozicion për cdo kontribut dhe bashkëpunim,” thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al