“Nëse e lëshoja vajzën na priste veç vdekja...” Kush është djali aventurier që rrezikon jetën me videot e çmendura nga veriu në jug (RRËFIM I PAZAKONTË)

Publikuar tek Sporti
Tuesday, 13 June 2017 13:37

*Nga Xhuliana Jakimi

Çmenduria e shpirtit rinor, i dashuruar me biçiletën, natyrën dhe aventurën nuk njeh kufi. Ky është Ergys Vladi, 23 vjeçari që ka eksploruar cep më cep Shqipërinë me një biçikletë, një çantë shpine dhe atlete të forta.

“Jam i apasionuar pas sportit ekstrem dhe videove të veçanta në skajet më të rrezikshme”, kështu shprehet Gysi për newsbomb.al, teksa jep dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.

“Të rinjve i'u duhet kurajo dhe ndërgjegjesim për të bërë më shumë aktivite në natyrë. Për të kontribuar për natyrën, por dhe zbuluar mrekullitë që ajo na ofron. Më mirë një shëtitje në natyrë se kafe në një karrige”, shprehet “Gys Aventurieri”.

Jo vetëm shëtitje, por dhe kujdes për natyrën, këtë ka treguar i riu, i cili rrëfen se shpeshherë ka ndërmarrë nisma për mbjellje pemësh apo pastrimin e bregdeteve shqiptare.

Ai njihet dhe si “shpirti i grupit”, pasi çdo fundjavë organizohet me miqtë dhe bëjnë “hiking biketour” në vende të ndryshme të Shqipërisë.

XHULIANA JAKIMI- Intervista e plotë me aventurierin Ergys Vladi për newsbomb.al

Kur dhe si nisi “aventura” juaj?

“Kam qenë 18 vjeç kur nga jashtë më sollën një biçikletë super të shpejtë. Dhe thashë do ta përdor për të ikur në punë, vetëm kaq. Pedaloja vetëm për një orë në ditë.

Pastaj fillova avash avash, çdo ditë shkoja në vende të ndryshme, pedaloja me shumë, derisa i vendosa vetes disa objektiva që për një periudhë të caktuar kohore do vizitoja një numër të caktuar vendesh.

Shumë shpejt dhe shumë çuditshëm u gjenda në të gjitha cepat e Shqipërisë.

Dashuria jote është më e madhe për natyrën apo biçikletën?

Dashuria për natyrën dhe pasioni për bicikletën janë dy gjëra të ndara. Jam vullnetar tek “Ecovolis” dhe ndihem shumë mirë kur në udhëtimet që ne organziojmë lëmë gjurmët tona.Sepse bëjmë aksione pastrimi, mbjellje fidanësh dhe gjëra të bukura për natyrën. Biçiketa është sport, është pasion, është diçka që nuk jetoj dot pa të.

Cili ka qenë rrugëtimi juaj më i gjatë me biçikletë?

Kam udhëtuar për 14 orë Tiranë-Sarandë, vetëm me biçikletë bashkë me dy miqtë e mi. Po ashtu kam udhëtuar për në Lurë, Theth, Valbonë, Shkodër.

Ne bëjmë miq gjatë rrugëtimeve. Unë kam faqen time të Instagram, “ExploringwithGysi”. Shumë pesona që duan aventurat, më kontaktojnë dhe organizohemi.

Cila është çmenduria jote më e madhe?

Nëse vlen për t’u përmendur, ka qenë kur kam mbajtur shoqen lart në liqenin e Bovillës, pa litar, me një lartësi prej 1.267 metrash dhe nëse e lëshoja, ose me rrëshkiste këmba na priste veç vdekja.

Po ashtu dhe në Lurë jam larë në liqen të ngrirë me temperatura me minus. Si dhe kam ngjitur malin e Dajtit në dëborë, kur “Lali Eri” kishte dhënë urdhër mos lëvizte askush.

 
Në liqenin e Bovillës by newsbomb-al

Me pamjet ne realisht jemi të frikësuar. Si e merr përsipër të rrezikosh jetën tënde dhe të vajzës dhe a ishte ajo koshiente për çfarë po bënte?

Vajza është e shoqja ime. Ne jemi të pandashëm, shijojmë momentin dhe adrenalina i kalon të gjitha. Ajo më motivon shumë. Ne jemi të çmendur, po vdiqëm do vdesim bashkë. Ndërsa amaneti ynë është që dikush të ngjisë Everestin me një letër në dorë me emrin tonë. (qesh). Megjithatë unë nuk ua këshilloj të tjerëve ta provojnë, ruani kokën!  

Më trego pak për ngjitjen në malin e Dajtit, në mes të acarit e borës, dhe “sfidën” ndaj “Lali Erit”?

Ka qenë janar. Në mëngjes vendosëm që me djemtë të ngjiteshim lart. Unë jam nga Lura dhe jam mësuar me dëborën dhe malet, por djemtë ishin të mahnitur nga bora dhe pamja që ofronte Dajti dhe menduam të sfidonim Lali Erin. Lali Eri, bazuar në të dhënat e tij paralajmëroi se do kishte rrëshkitje prandaj nuk duhet të lëviznim as brenda kryeqytetit, e jo më të shkonim në Dajt.

Por unë bashkë me dy miqtë e mi arritëm majën dhe u zveshëm. Aq ftohtë ishte saqë, vetëm për 20 sekonta pas zhveshjes na ngrinë trikot e xhupat, e pastaj u shkrinë kur i veshëm. Videoja jonë u bë virale në media, e shumë miq na telefonuan duke na quajtur të çmendur.

Çfarë bëni aktualisht dhe si i organizoni aktivitetet tuaja?

Aktualisht jam kordinator në një kompani italiane lidhur me Turizmin. Ne me Ecovolis çdo fundjavë bëjmë udhëtime në vende të ndryshme. Këshu që për t’u bashkuar me ne thjesht mund të shkruani në faqen time  #exploringwithGysi. Jeni të ftuar të gjithë të merrni pjesë për të shkuar drejt natyrës.

Keni një mesazh për të rinjtë?

Mesazh për të rinjtë, që të angazhohen më shumë në udhëtime në natyrë, çfarëdo qofshin ato. Thjesht dilni në këmbë, me biçikletë, udhëtoni... udhëtoni dhe jeta juaj do jetë më e bukur. /Newsbomb.al/ 

FOTO DHE VIDEO NGA AVENTURAT: 

 18814238_1606623356024221_2950717817900889188_n.jpg18813450_1606622539357636_1279210150960561417_n.jpg18581671_292564394523537_8194751431119958711_n.jpg18556977_1589605411059349_7563293699517421835_n_1.jpg18342154_762702303904078_862518222526062577_n.jpg18301508_762702083904100_7790972045057545740_n.jpg18222214_1575157739170783_8561813149078309780_n.jpg18221558_762702203904088_5411987411583096180_n.jpg18199498_762702270570748_7913544204212071508_n.jpg18199103_762966977210944_1543419691049430692_n.jpg18194950_762702110570764_6834664500202549947_n.jpg18118991_756906347817007_2816921289733795481_n.jpg17992153_756906271150348_2004951013735232010_n.jpg17992128_757585807749061_6617701616487794193_n.jpg17951971_756906731150302_5725100551242090556_n.jpg17951775_752482431592732_608665445233174966_n.jpg17951499_752482601592715_4692558695331583298_n.jpg17884661_751647258342916_4613691898454966641_n.jpg17523259_751132515061057_2163141759763664076_n.jpg18922002_1606622226024334_4130376046988358849_n.jpg18881882_1606622799357610_6664796655614573432_n.jpg18838816_1606623609357529_5461781936744797453_n.jpg18555838_699239990282814_3993698356764061556_n.jpg18301642_1363341067067362_8822817778391981517_n.jpg   

Modifikuar më Tuesday, 13 June 2017 19:02

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al