De Biazi leksion gazetarëve: Me telefononi, pse nuk e bëni?! Ky është lojtari që s’dua për skuadrën time

Publikuar tek Sporti
Hënë, 20 Mars 2017 11:10

Prej orës 10:30 Giani De Biassi ka dhënë përgjigje për çdo pyetje që gazetarët i kanë drejtuar atij në konferencën për shtyp. Tekniku italian ka replikuar me pyetjet, ka treguar se me shqipen ka një marrëdhënie shumë më të mirë dhe ka dhënë përgjigje konkrete për rastin Gashi apo dhe të ardhmen e tij duke thënë se nuk e do në skuadër.

“Jemi këtu për të bërë sa më mirë në një ndeshje të tillë. Është e vërtetë ajo që kam parë në transmetimet tuaja, në shkrime apo në të përditshmet sportive, duke ju referuar dëmtimeve, mos aktivizimeve dhe problemeve të ndryshme. Por nisur dhe nga fakti që trajner të ndryshëm në klubet ku luajnë, kjo mund t’i bëj më të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

Ju prezantoj fillimisht veç listës së lojtarëve të grumbulluar, ndihmësin tim Veroneze që do të zërë vëndin e Paolos. Është një trajner me të cilin kam punuar dhe kam bërë gjëra të mira. Ka cilësi të shkëlqyera dhe jam i lumtur që e kam në krah për të bërë së bashku një rrugë të gjatë.

Ka lojtarë që nuk kanë luajtur siç përmenda por kanë dëshirën të tregojnë se sa vlejnë. Një pjesë e shumë futbollistëve stërviten me shumë seriozitet dhe kur nuk thërriten për të luajtur të dielën nuk e përjetojnë mirë me të drejtë. Unë mendoj që ne duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht këtë situatë.

Nuk ka probleme fizike apo probleme të tjera përsa i përket lojtarëve të grumbulluar në listë. Ka lojtarë që nuk kanë luajtur mjaftueshëm por ka dhe lojtarë si Hysaj që kanë mbingarkesë në këmbë. Megjithatë probleme nuk ka, nëse do të kishin nuk do të ishin përfshirë në listë.

Kemi marrë dy disfata të ndryshme dhe shumë të shpejta pas Europianit me Spanjën dhe Izraelin. Euforia dhe gjithçka ka lidhje me të duhet lënë pas menjëherë. Në skuadër nuk mungon përgjegjshmëria dhe dëshira për ta përgatitur ndeshjen si duhet.

Së pari më duhet të shoh gjëndjen e të gjithë grupit të lojtarëve që kemi grumbulluar. Më pas do të vëmë në zbatim planin që kemi ndërtuar. Të luash kundër Italisë do të thotë të japësh maksimumin e mundshëm. Për fatin tonë të keq, Italia po kalon  një moment të mirë teknik me lojtarë që luajnë rregullisht dhe shënojnë me skuadrat e tyre.

Gashi? Është një lojtar të cilin unë nuk e zgjedh për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Objektivi? Të mbyllim kualifikueset në vëndin e dytë pasi vëndi i parë duket i pamundur. Mos harroni që jam dorëhequr nga kontrata shumë të majme për të qëndruar këtu në Europë.

Mund të më merrni mua në telefon sa herë të doni. Mos ju referoni se çfarë shkruhet në media të ndryshme, pasi jo çcdo gjë shkruhet është e vërtetë. Mua nuk më ka pyetur njeri në lidhje me kontratën. Mos ju referoni gjërave që thuhen pa i konfirmuar ato.

Për kontratën time mund të pyesni punëdhënësim tim. Nuk flas për kontrata dhe hipoteza që kanë lidhje me të.

Për Mavraj, vendosëm të mos e grumbullonim për shkak të dëmtimit të tij. Këtë vendim e mora pasi u konsultova me stafin mjekësor dhe vlerësuam rezonancën.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Kush do donit të zgjidhej President i Republikës

Analiza & Komente

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al