De Biasi zbulon si gënjeu presidentin e Palermos: Nëse do më kërkonte City do pranoja, nuk rinovoj me Shqipërinë

Publikuar tek Sporti
Wednesday, 15 Mars 2017 15:43

Trajner Gianni de Biasi ka qenë personazhi i përzgjedhur nga prestigjiozja italiane "Corriere dello Sport" në një intervistë të gjatë ku ai ka rrëfyer se çfarë do të ndodhë me të në krye të ekipin kuqezi, ofertën e ardhur nga Palermo dhe si e gënjeu presidentin Zamparini me frazën: 'Më mban lidhur Shqipëria'.

PALERMO- “Palermo më ka mbetur gjithmonë në zemër, tifozët më donin, kam përjetuar një periudhë të lumtur, pavarësisht vështirësive. Vitin e parë ramë nga kategoria por tani si trajner nuk e kuptoj se si ndodhi, pasi kishim një skuadër të fortë. Në vitin e dytë u ngjitëm përsëri duke luftuar deri në fund ndaj Katanzaros e Mesinës.

Unë isha protagonist ndaj Katanzaros kryesues me një gol kryevepër, ndërsa në Mesina me gjuajtën me një shishe ujë, përfundova i shtruar në spital. Atëherë më thanë se po shtiresha. Bëjeni provë t’ju gjuajnë një herë nga tribuna. Palermo humbi në fushë nga një gol i Skilaçit e më pas edhe në tavolinë”.

RIKTHIMI- “Ishin vite të paharrueshme, i gjeta të gjithë më të plakur. Do të kenë thënë të njëjtën gjë për mua. Kur u ktheva për sistemimin logjistik të Kombëtares shumë njerëz më njohën. Një festë. Sa keq që nuk munda të rezervoja ‘Villa Igea’ para zonës bregdetare të Vergine Maria që kam pëlqyer gjithmonë. Na e hodhi Italia, u tregua më e shpejtë.

Kthimi në Palermo ishte një gëzim i madh. Kur hyra në stadium për të kontrolluar terrenin, kalova tunelin dhe dola në fushë, më përfshinë emocionet, e ndjeja veten edhe një herë si futbollist. Nuk do të ndjehem askund tjetër si në këtë stadium”.

RAINERI- “Dëgjohemi shpesh dhe kam shkuar ta takoj kur ishte te Çelsi, te Valencia, apo vende të tjera. Vitin e kaluar, për triumfin e tij i telefonova, nuk mund të rrija pa e bërë një gjë të tillë. Por ishte ai që më la në baltë një herë. Duhej të ishte dëshmitar në dasmën time, nuk erdhi. Por ishte i justifikuar. Fillonte aventurën me Kaljarin në atë verë të vitit 1988”.

KONTRATA ME FSHF- “Fiks në kohën kur fillon çdo kampionat. Spanjë, Angli? Nuk e përjashtoj, përkundrazi, është një provë që do të dëshiroja të përballoja.

Është momenti i një zgjedhje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion. Jam 60 vjeç, në kohën e Palermos një njeriu të moshës time i thuhej ‘Qënka akoma gjallë!’. Tani ndjehem i ri dhe me shumë dëshirë për aventura të tjera. Siç na mësoi Ranieri”.

OFERTA NGA PALERMO- “Zamparini më ftoi në Aielo. U tregua shumë i sjellshëm. Të nesërmen më tha ‘Mister, eja se rregullojmë gjithçka’. Nuk dija si t’i thosha “jo” dhe kërkova dy ditë kohë. Nuk ma bënte zemra ndaj e gënjeva. ‘Më mban të lidhur Shqipëria’, ishte një justifikim. Po të ishte Mançester Siti do të kisha shkuar”.

ITALIA- “Kundër Izraelit u tredhëm. Për të shpresuar te kualifikimi duhet të mundim Italinë dhe Izraelin. (qesh)  Nëse do të drejtoja Italinë do të kisha më shumë shanse pasi Izraeli nuk është i pathyeshëm, por fatekeqësisht ishim menjehërë në disavantazh, ia komplikuam vetes jetën me penallti dhe kartonë të kuq.

Ventura na ka frikë? Seriozisht, shikoni organikën që kam në dispozicion. Unë fatkeqësisht, mes skualifikimeve dhe dëmtimeve do të kem shumë mungesa, duhet të shpik nga e para mbrojtjen që ka gjithsesi probleme pa elemente që të japin siguri, me dy të skualifikuar dhe Mavrajn e dëmtuar. Përpara nuk arrijmë të shënojmë, siç e tregoi Europiani. Tre pikë si Portugalia, ata fituan, ne jo.

Kam një skuadër të re, shumë mungesa për të qenë konkurrues, nuk do të jetë e lehtë për t’i përgatitur një rreng Venturës të cilin e admiroj. Por aq sa kemi mundësi do ta provojmë”.

Modifikuar më Wednesday, 15 Mars 2017 15:45

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al