SKANDALI/Koncesioni i Mbikqyrjes së bixhozit i jepet kompanive të bixhozit, të përfshirë vëllai i kryeministrit dhe djali i ish kryeministrit

Publikuar tek Sporti
Tuesday, 14 Mars 2017 13:23

Katër konfliktet e interesit: Të përfshirë Olsi Rama, Endri Meksi, ‘Admiral’ dhe ‘Lotaria Kombëtare’

Fituesi i Koncesionit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit është bërë publik sot me anë të një njoftimi zyrtar. Ish-Kryeministri Berisha qe i pari që dha sinjal se ky koncesion ishte dhënë në kundërshtim me rregullat duke publikuar edhe faksimile të dokumentacionit. Një investigim i Poliko.al ka zbuluar katër raste të konfliktit të hapur të interesit të cilët i gjeni të renditur më poshtë:

Konflikti i parë i interesit:

Në konsorciumin e shpallur fitues, bën pjesë edhe kompania Admiral Sportwetten, e cila, siç duket nga emri, merret me bastet sportive. Pikat ‘Admiral’ që i sheh në çdo cep të çdo qyteti të Shqipërisë, tashmë do të “kontrollohen” po nga ‘Admiral-i’ që është pjesë e firmës që fitoi koncesionin e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (në këtë rast të vetes). Më poshtë keni lidhjen e cila jep një ide se çfarë është dhe me çfarë merret kompania në fjalë.

http://www.admiral.ag/en/company/owners/

Konflikti i dytë i interesit:

Në konsorciumin e shpallur fitues, bën pjesë edhe kompania ATSI Spolka Akcyjna, pjesë e kompanive “Novomatik”, e cila ka partneritet me gjysmën e tregut të lojrave të fatit në Shqipëri, dhe zotëron me një licensë koncesionare, “Lotarinë Kombëtare”, në Shqipëri. Pra, Novomatik, jo vetëm që e furnizon tregun dhe zotëron një pjesë të tij, por edhe do ta “kontrollojë”. Më poshtë lidhja që shpjegon identitetin e kësaj kompanie.

http://atsisa.com/

Konflikti i trete i interesit:

Vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, është ortak me pronarin e kompanisë së shpallur fituese “MC Networking” shpk. Pra, Kryeministri do të firmosë një koncesion 30 vjeçar me ortakun e vëllait.

Konflikti i katërt i interesit:

“MC Networking” shpk i shërben disa kompanive të basteve, duke u mirëmbajtur rrjetin informatik. Tani do të jetë e detyruar edhe “t’i kontrollojë” ato, pra të kontrollojë veten.

Çfarë parashikon koncesioni?

“MC Networking” parashikohet të realizojë investimin për ngritjen e Sistemit Kombëtar, i cili do të monitorojë “online” të gjitha paratë që qarkullojnë në aktivitetin e lojrave të fatit në Shqipëri. Koncesionari privat do të vjelë për 30 vite dy tarifa nga të gjitha kompanitë e lojërave të fatit: tarifën e mirëmbajtjes së sistemit dhe atë të shlyerjes së investimit fillestar për ngritjen e tij.

Tarifa e parë do të jetë fikse për çdo pajisje apo lojë fati. Veç kësaj, kompanitë e bastëve dhe lojërave të fatit do të paguajnë për shoqërinë koncesionare edhe një tarifë të dytë, si përqindje mbi xhiron bruto për shlyerjen e investimit.

Sipas Top Channel, tarifat janë propozuar nga kompania koncesionare në ofertën e tenderit. Ministria e Financave edne nuk e ka bërë publike ofertën, por përpara se të hyjnë në fuqi tarifat e propozuara nga kompania private, duhet të miratohen me vendim Qeverie.

Ora

ukt 300x250

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Debati për Arsmin e Lartë, kush ka të drejtë:

Analiza & Komente

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al