‘PISA’ DHE PISAT E SHQIPËRISË

Publikuar tek Analiza & Komente
Wednesday, 07 December 2016 16:26

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI për newsbomb.al

Pas njohjes me rezultatet e “PISA-s” ose Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Studentëve (Programme for International Student Assesment) të OECD ose "Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim" (The Organisation for Economic Co-operation and Development) për periudhën 2009-2015, kishte plotë kompetentë dhe njerëz të tjerë duke përfshirë plot pisa që folën për PISA-n, por pak persona dhe fare pak folën për pisat dhe pisat e Shqipërisë. Madje për çudi shumica që folën për PISA-n ishin në thelb pisa të paaftë, pseudoanalistë dhe sharlatanë që ushqejnë shoqërinë vetëm me cinizëm, përçarje, retorikë boshe dhe ide populiste të servirura nga armiqtë e shqiptarëve.

Në fakt, ndonëse rezultatet janë premtuese për Shqipërinë, në thelb jemi larg mundësive që kanë studentët shqiptarë dhe situata ndonëse ka trend përmirësimi përsëri nuk justifikon rënien drastike në cilësi krahasuar me cilësinë para viteve 90 dhe rënien që ka shoqëruar tranzicionin pa fund që po kalojmë. Është fakt që prej shumë vitesh, shumë pisa e kanë shkatërruar arsimin në Shqipëri dhe nga këto pisat më të mëdhenj janë ato brenda sistemit arsimor. Këto janë profesorucët që kanë shitur notat prej vitesh, ata që kanë ngatërruar profesionin e profesorit me profesionin e tregtarit ordiner apo më keq mashtruesit, janë ata profesorët kopjacë që më shumë kanë përkthyer sesa kanë shkruar, janë ata "profesorët" që janë bërë profesorë ndonëse mezi kanë kaluar klasën jashtë shtetit, janë ata që janë bërë profesorë me tituj jashtë çdo afati ligjor dhe në shkelje flagrante të ligjit, sepse janë këto që menjëherë pas doktoraturës dhe brenda pak muajve, kanë marrë titujt prof. Asoc dhe Prof. Dr. etj, janë pedagogët që janë punësuar si të tillë ndonëse s’kanë asnjë lidhje me punën që duhet të bëjnë dhe janë tërësisht anonim në fushën përkatëse apo shpesh edhe tërësisht të paditur sa edhe pyetjeve të studentëve u japin përgjigje pasi i mësojnë vetë disa ditë më vonë. Në thelb, këto janë pisat që e kanë bërë vërtet pis arsimin dhe janë përgjegjësit kryesor të shkatërrimit të cilësisë së tij në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, kësaj liste i duhen shtuar edhe pisat që arsimin e kanë kthyer në biznes, apo pisat që janë aq injorantë dhe pisa vetë, sa të gjithë të tjerët i quajnë budallenj dhe vetë shpallen si zotët e se vërtetës. Këta pisa, kanë bërë pis së fundmi edhe të vetmen pjesë që i pati rezistuar kohës dhe kjo ishte pjesa e gradave shkencore dhe e titujve akademik, ku prej kohësh bëhen doktorë por kanë mesataren 5 apo pak mbi 5-së dhe së fundmi po bëhen edhe profesorë të asociuar. Më pas, vijnë pisat e tjerë edhe më të rrezikshmit, këto janë pisat që me vendimmarrjen e tyre klienteliste, korruptive dhe idiote, kanë denigruar cilësinë në arsim dhe kanë shpërfytyruar çdo gjë me vlerë në vendin tonë.

Pa dyshim edhe studentët nuk janë aq të zellshëm sa të shkëlqejnë, por tek e fundit, për këto ka zgjidhje, profesorët e vërtetë do u thoshin këtyre ndal, ti s'mund të marrësh diplomë pa meritë dhe këtu mbaron historia. Personalisht jam pjesë e profesoratit universitar që në 2004, por unë dhe shumë pak kolegë e kemi të pamundur të ndryshojmë gjendjen, kur masa vë nota kot më kot dhe ajo që është më e keqja, u mohojnë vlerësimin e drejtë pikërisht atyre më meritorëve. Në këto kushte, nevoja për një reformim tërësor të arsimit duke filluar nga verifikimi dhe sigurimi i cilësisë së profesoratit, sigurimi i një vlerësimi korrekt, ndëshkimi i kthimit të arsimit në biznes, janë vetëm parakushte për ringritjen ku duhet të cilësisë në arsim. Kjo pasi të gjithë të dhënat e provuara, tregojnë që inteligjenca midis studentëve shqiptarë është dukshëm shumë më e lartë sesa ajo e vendeve që kanë rezultate më të larta se ne, përfshi ato në krye. Megjithatë, kjo inteligjencë duhet të ushqehet, mentorohet dhe ndihmohet nga një sistem arsimor i cili ngrihet mbi bazën e meritës dhe trajtimit dinjitoz të figurës së mësimdhënies. Të gjithë kanë të drejtë të studiojnë madje edhe ato me mesatare 5-së sepse kjo është një e drejtë kushtetuese, e cila në këtë vit akademik u është mohuar pa të drejtë shumë maturantëve, por ama të drejtë të diplomohen kanë vetëm ata që përmbushin kërkesat sipas ligjit dhe që arrijnë rezultatet minimale me meritë. Jam i bindur që edhe ky shkrim shumë pisave nuk do u pëlqejë dhe do u duket pis, por kjo nuk paraqet rëndësi, pasi shumë këta janë në thelb analfabet funksional që interneti u ka dhënë zë.

Përfundimisht, nëpërmjet PISA-s shikohet që arsimi është bërë shumë pis sikurse gjithë Shqipëria dhe së kombi ynë, kërcënohet nga pisat më pis që ka prodhuar njerëzimi.

Modifikuar më Wednesday, 07 December 2016 16:28

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si ju duket procesi i votimit

Analiza & Komente

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al