Lorik Cana flet për kartonin e kuq dhe shanset që ka tani kombëtarja shqiptare

Publikuar tek Sporti
Diel, 12 June 2016 12:53

Një karton i kuq e ka penalizuar që në ndeshjen e parë të këtij Europiani. Megjithatë Lorik Cana shfaqet optimist dhe beson, se skuadra ka mundësi deri në momentin e fundit. Në një intervistë për  “Panorama Sport”, kapiteni i kuqezinjve tregon momentin e kartonit të dytë dhe pranon që fati nuk ishte me ne.

Lorik, çfarë ndodhi?

Gjynah. Ishim në një ditë shumë të mirë fizikisht. Ekipi është në një gjendje shumë pozitive. Atmosfera gjithashtu ishte spektakolare dhe mbështetja e tifozëve tanë nuk na ka munguar kurrë. Gjatë këtij momenti pësuam gol nga një korne dhe nuk ishte momenti i duhur për të kaluar në disavantazh. Megjithatë, skuadra e rriti ritmin dhe kërkoi të barazonte. Është e vërtetë që filluam të luanim më mirë pasi pësuam golin dhe patëm disa raste për ta barazuar ndeshjen. Fati nuk ishte me ne, por prodhuam lojë shumë të mirë dhe e vumë në vështirësi Zvicrën. Ekipi u vendos shumë mirë dhe mori disa pika referimi në fushën e lojës.

Pastaj ndodhi ajo që nuk duhet të kishte ndodhur. Ju u ndëshkuat me karton të kuq. Nuk mund ta shmangnit?

M’u desh të bëja një zgjedhje shumë të vështirë në një hark kohor gjysmë sekonde. Mendova ta lija fillimisht kundërshtarin dhe shpresova që mund të merrja një faull sepse ai më shtyu gjatë dyluftimit dhe unë rrëshqita. Pashë që ndodhesha jashtë zonës dhe vendosa të tentoj ta bllokoja topin. Në rast se ishte në zonë, nuk do të kisha bërë asnjë tentativë sepse do të akordohej penallti për Zvicrën. Provova ta ndalja topin me shpresën që do të jepte faull për ne, por në momentin që arbitri u afrua dhe akordoi faull për ata e kuptova që do të merrja karton të kuq.

Katari, Ukraina dhe tani me Zvicrën po tregojnë se kemi probleme në goditjet standarde. Pse ndodh kjo?

Është shumë e vërtetë, por këtë herë mendoj se goli nuk ka ardhur nga mungesa e përqendrimit dhe vëmendjes. Ka ardhur nga presioni dhe nga mënyra se si ne e kishim nisur ndeshjen. Ky është niveli i lartë i këtij kompeticioni dhe ne duhet të përmirësohemi patjetër në ndeshjen me Francën.

Si e pe ekipin si tifoz në pjesën e dytë?

Ata dhanë gjithçka në fushën e lojës dhe me 10 lojtarë dominuan Zvicrën. Ishin shumë të përkushtuar dhe të organizuar, por Etriti na mbajti në lojë me pritjet e tij. Patëm 2 raste me Sadikun dhe Xenin (Shkëlzen Gashin), por nuk ia dolën. Ekipi duhet përgëzuar vetëm për ndeshjen.

Pasi përfundoi ndeshja, folët me skuadrën?

Folëm shumë pak, trajneri dhe unë. Kemi katër ditë kohë për të rikuperuar forcat dhe të luajmë. Kemi kohë për t’i analizuar gjërat, teknikisht dhe taktikisht, por nuk ka kohë për t’u mërzitur. Ju i keni parë edhe dy skuadrat e tjera.

Deri ku është forca e kësaj Shqipërie, deri ku mund të shkojmë?

Në nivelin e lojës jemi shumë mirë. Ditën e sotme (djeshme) disa detaje ishin në favor të kundërshtarëve, por në rast se marrim një rezultat pozitiv kundër Francës, atëherë do ta kemi gjithçka në dorë për ndeshjen me Rumaninë.

Mund ta marrim këtë rezultat me superfavoritët e grupit?

Sigurisht që mundemi. E kemi bërë në të kaluarën dhe mund ta bëjmë sërish diçka të tillë. Jam i sigurt që do të jemi në lojë deri në ndeshjen e fundit.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Marrëveshja PS-PD, a humbet LSI?

Analiza & Komente

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al