Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

Publikuar tek Analiza & Komente
Saturday, 08 July 2017 22:34

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë elektorale të partisë demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nuk besoj se u cudit njeri sepse njerëzit e kishin nuhatur se askush nuk priste ndonjë rezultat tjetër. Shenjat e disfatës elektorale dukeshin qartazi.

Ndërkohë duhet thënë se ka individë që pasi kaluan dy javët e para të tronditjes kanë filluar në këtë proces zgjedhjeje e kryetarit të parisë, të shohin edhe anë pozitive në atë cka ndodhi.

Nisur prej këtej mendja nuk mungon të shkojë te një paraqitje në perspektivë optimiste të asaj që ndodhi.

Je sesi do t'i rendisja faktet dhe arritjet në shërbim të optimistëve, të cilët si rastësisht, diçka personalisht edhe kanë arritur.

1. Eshtë e çuditshme por megjithë humbjen partia demokratike, bashkë me lidhjen socialiste per Integrim dhe partinë socialiste, është në qeveri. Ja pra ka aktualisht disa ministra në qeveri. Në një farë mënyre erdhi në pushtet. Pse e quajnë humbje?

2. Madje edhe më tej ka një pakt me partinë socialiste që udhëheq qeverinë edhe për reforma afatgjata. Nuk dihet se për çfarë reformash kanë rënë dakord dhe në çfarë rruge do të kryhen, por kuptohet se opozita demokratike mund ta quajë veten pjesë e qeverimit të ardhshëm, ndonëse edhe jo e qeverisjes.

3. A nuk ka një grup deputetësh në Kuvend?! Mund edhe të mos ta kishte fare!!! Ja ka parti që nuk kanë dhe janë jashtëparlamentare. E vërteë se ka pasur më shumë deputetë më parë, por edhe sikur të kishte marrë 69 deputetë asgjë nuk do të ndryshonte. Njësoj deputetët do të shanin, bërtisnin, kritikonin në Kuvend, por ndikimi i tyre si të ishin 69, 50, 31, apo edhe 1 deputet njësoj është.

4. U fitua bashkia e Kavajës, me "gola" në minutat e fundit! Tani Kavaja, nuk është Tirana, Durrësi, Lushnja, Vlora, por gjithsesi është një bashki, pra është pushtet, lokal, por pushtet. Nuk kuptohet se përse në Kavajë u blenë votat për deputetë, por jo për kryetarin e Bashkisë, por edhe kjo mbetet për t'u analizuar.

5. Kryetari i partisë hyri në Kuvend, u bë deputet. Sepse edhe ashtu që partia drejtohej nga kreu i saj që nuk ishte deputet, e bënte energjinë e opozitës të ndarë më dysh, deputetët dukeshin si pa axhendë dhe disi jashtë kontrollit. Edhe kjo çështje u zgjidh.

6. Tani ka një garë të brendshme elektorale në parti, kush do të fitojë postin e kryetarit. Kryetari aktual apo sfidanti i tij??? Por, partia gjithsesi nuk u përça, nuk dolën pesë apo gjashtë kandidatë për kryetarë. Nuk dihet se çfarë u bënë dhe si u tretën kritikuesit e kryetarit humbës.Madje edhe sfidanti është përfaqësues i krahut që mbështeti listën e deputetëve dhe që pranoi se mosqenia e tij në atë listë nuk ishte ndonjë hatà e madhe.

7. Brenda partisë është zbuluar një "grup armiqësor". Vetëm humbja elektorale mund të bënte të kuptoheshin qëllimet e fshehta dhe synimet e këtij grupi të gjerë, i cili sigurisht do të spastrohet dhe partia do të jetë e pastër dhe me unitet të forcuar. Edhe sikur vetëm për të zbuluar këtë grup të rrebeluarish, përçarësish, humbja ja vlejti. Ajo në këtë kuptim është një fitore.

8. U arritën një sërë suksesesh në administrim nga ministrat teknikë si edhe fitore sociale. Kanabizimi i ekonomisë u zhduk si plagë shoqërore. Opozita administroi një proces zgjedhor përgjithësisht korrekt, dhe tashmë ministrat kanë edhe për të bërë hapin e fundit, detyrën e fundit të shenjtë, të shkruajnë raportin mbi shkeljet e administratës në procesin zgjedhor. Pra, të punojnë për qeverinë.

9. Sikurse deklaroi zëvëndkryeministrja, gjatë kësaj kohe ajo nuk ka patur në mbledhje asnjë ministër, veç këtyre teknikëve, madje as zëvëndëministra, thjesht shefa kabinetesh, që mbanin shënime, kurse kryeministrin as e ka takuar ndonjëherë. Ky është sukses i madh sepse tregon se vendi është maturuar dhe mund të eci normalisht edhe pa funksionimin e qeverisë.

Aq fitore është sa zëvëndës kryeministrja deklaroi se ministrat tani le të bëjnë çfarë të duan, po të duan të qendrojnë në punë, po të duan të ikin. Si ta kenë qefin!

Asgjë nuk ndryshon për shtetin, qeverinë dhe ministritë që drejtojnë.

Unë besoj se një sittuatë si kjo qesharake dhe paradoksale, tallje si kjo me taksat tona, nuk besoj se ka ndodhur herë tjetër, apo nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në historinë e shteteve në këto dymijë vjetët e fundit.

Ja pra ka disfatë elektorale, por ka edhe arritje! 

Shtypi i Ditës Arkiva

« July 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al