Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

Publikuar tek Analiza & Komente
Premte, 16 June 2017 09:53

 *Nga Lorenc Vangjeli

Tre foto burrash me burra kanë “tronditur” këto ditë Tiranën, njëlloj siç drithërohej Tirana e dikurshme komuniste nga fotot pornografike. Nga fundi i viteve 80-të, shoferë të Eksport-Importit sillnin kontrabandë letra bixhozi me figurina seksi, të cilat përpiheshin nga tregu i zi me epsh demi në pranverë.

Basha me Trump, Blushi me një ish-të dënuar në Durrës dhe Rama me një të ri të arrestuar për vjedhje, kanë parë që emrat e tyre janë përpirë me epsh nga lexuesit e sotëm dhe votuesit e nesërm.

Basha vajti në SHBA dhe u kthye me fotografinë në çift me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kryetari i PD-së dhe opozitës ngjan me mendje të mbushur se fiksimi i atij çasti “dixhital”, njëlloj si të kishte vajtur në një vend të mirë, do t’i sillte më shumë fat, në politikë në përgjithësi dhe në zgjedhje në veçanti. Përkrahësit e tij u sulën me makina për ta pritur në Rinas a thua se po sillte me vete recetën e ilaçit që shëron në të njëjtën kohë tumoret, korrupsionin, Cannabis-in, variçet, mungesën e shpresës, kollën e mirë, analfabetizmin, shtatzaninë e parakohshme të burrave dhe naivitetin që është përherë shtatzanë.

Kritikët e Bashës thanë se ajo ishte një foto e paguar me rreth 20 mijë dollarë – çmimi neto pa taksë lobimi e bilete – në një takim për mbledhje fondesh. Pavarësisht se çfarë thotë një palë që duartroket e meket nga gëzimi dhe pala tjetër që përqesh dhe tallet, fotoja e dy burrave me gisht përpjetë, do të jetë një aktor më shumë në fushatë.

Mjafton dhe vetëm ky detaj, që e parë nga Uashingtoni dhe me sytë e Brukselit, Tirana politike të duket siç duan ta trajtojnë: një provincë e mjerë e groteske, njëlloj siç ishin dje tragjikë  indianët e Amerikës  përballë pasqyrave të evropianëve. Atëherë nuk kishte telefonë për të bërë “selfie”.  

“Jo vetëm që është grabitës, por ky Ed Rama është edhe mik i ngushtë me hajdutë”! Me bindje të thellë e kanë thënë një gjë të tillë të gjithë kritikët e kryeministrit, të cilit ju botua një fotografi “e dyshimtë”: ka dalë me një ish-punonjës të kryeministrisë, arrestuar së fundmi nën dyshimin për vjedhje. Tek ajo foto kritikët kanë parë metaforën direkte të një pushteti hajdut. Bashkëpunëtorët e kryeministrit nxituan të botojnë dokumentin zyrtar të largimit nga puna kohë më parë të të arrestuarit. A thua se po të kishte qenë ende në punë ditën dhe vidhte dyqane natën, kjo do të ishte prova fatale për të gjithë se edhe kryeministri numëron natën ato që vjedh gjatë ditës.

Kaq sipërfaqësore është kjo histori propagande sa është pothuaj e pamundur edhe të shpjegohet se në fotografinë e Ramës dhe të dyshuarit për vjedhës nuk është as një i mirë që e ka skedinën penale të pastër dhe asnjë i keq sepse mund ta ketë “të pistë” nesër skedinën e tij penale. Janë vetëm dy burra që pozojnë pavarësisht fateve të ndryshme të njëri-tjetrit në një botë që po bëhet gjithmonë e më e rrafshët. Në një botë që po bëhet njëlloj si letrat fotografike ku stampohen me gjasë foto si ajo e tyrja. Në fakt, po të kishte fis të madh, po të kishte vjedhur shumë më shumë dhe po të ishte tip garipi me të shkuar në emigracion dhe katër-pesë emra, i arrestuari i djeshëm, katër vjet më parë do të kishte shanse të mira për të qenë ligjvënës.

Ben Blushi papritur e sheh veten të fotografuar me një ish-personazh të njohur të botës së krimit në Durrës. Blushi ja ka përmendur disa herë emrin në fjalimet e tij në parlament duke denoncuar se lirimi i tij ishte një akt korruptiv për qëllime politike. Në një përmbysje lerash, nga letra e fjalimit në realitet, Blushi shihet i buzëqeshur përpara kamerës fotografike. “Çfarë turpi! Ja fytyra e vërtetë e hipokritit Blush që ka dalë me banditin në foto!”. Kundërshtarët e Blushit nuk e lanë të binte përdhe fotoja për të treguar se kjo ishte prova e pakundërshtueshme që krimi dhe kryetari i LIBRA-s janë më shumë se dy kushërinj të parë ose miq të ngushtë. Ose në fund të fundit, së paku janë bashkëpunëtorë në zgjedhje.

Foto të këtij lloji sot prodhojnë histeri. Njëlloj si ato letrat pornografike të bixhozit që dje prodhonin epsh dhe një mundësi për të shtrydhur epshin e ndrydhur nën fanellatën e trashë të moralit komunist.

Propaganda për pesë qindarka sot është fiks në shtëpinë e saj. Kjo propagandë është një lumë i ndyrë që rrjedh njëlloj si gjithmonë. Në këtë rast ajo nuk bën pis Blushin, por me siguri duhet të bëjë të ndjehet keq intelektualisht çdo Ben, Ed e Lul në Tiranë. Edhe Lirin që deri më tani ka shpëtuar nga këto histori me histeri. Me të gjitha gjasat, edhe kritikët, edhe mbështetësit e tyre duhet të ndjehen keq për “derexhenë” ku është katandisur kjo punë. Madje edhe ata që janë të dashuruar me fotografitë, njëlloj si Kim Kardashian me fundshpinën e saj. Keq duhet të ndjehen padyshim më së pari ata që mendojnë se në shumicë, politika lokale është “fundshpinë”, ndaj dhe produkti i saj bën pis çdo tryezë shqiptari. 

Modifikuar më Premte, 16 June 2017 09:59

Shtypi i Ditës Arkiva

« June 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Deklarata e Metës për armatosjen e popullit një javë para zgjedhjeve

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al