"Mund të ketë shtete të dobëta e në krizë, por shteti s’duhet ta humbë identitetin, këshilla e Bler s’ka ardhur në Tiranë"

Publikuar tek Analiza & Komente
Diel, 28 May 2017 11:56

Nga Afrim Krasniqi;

Mund të ketë shtete të dobëta, mund të ketë të varfra, mund të ketë shtete në krizë dhe në pasiguri, por shteti asnjëherë nuk e duhet ta humbë identitetin, rolin, seriozitetin dhe solemnitetin e tij. E ka shkruar rreth dy dekada më parë ish kryeministri Tony Bler, - i cili për ca kohë ishte/është këshilltar i qeverisë shqiptare. Por këshilla e Bler nuk ka ardhur ende në Tiranë.

Ja absurdi i radhës: mirë që krijuam qeveri 60% politike dhe 40% teknike, 60% të mazhorancës dhe 40% të opozitës, - mirë që në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj nuk mori pjesë kryeministri, pra shefi i qeverisë, mirë që të emëruarit janë shumica figura pa ndikim publik dhe disa edhe krejt anonimë, por 6 ditë pas betimit të 40% të qeverisë, përfshirë zv/kryeministrin, nuk kemi ende asnjë takim as formal midis kryeministrit dhe ministrave të tij, midis 60% dhe 40% të ministrave në qeveri, midis kryeministrit dhe zv/kryeministrit, dhe për më tepër, nuk kemi ende asnjë mbledhje qeverie, dhe .... asnjë ndryshim as në faqen zyrtare të qeverive. Aty, ende figurojnë ministrat e vjetër dhe ende nuk janë reflektuar emrat e rinj të qeverisë!!

Imagjinoni pastaj të presim që qeveria e re gjysmë politike dhe gjysmë teknike të qeverisë vendin, kur gjysma nuk e njeh gjysmën tjetër, dhe kur dy gjysmat sillen si dy qeveri paralele brenda të njëjtit shtet, të njëjtit sistem politik, të njëjtit sistem kushtetues.

Le të na flasin tërë ditën se po bëjnë shtet apo republikë të re, se e duan Shqipërinë më shumë se partinë dhe interesin publik më shumë se interesin e tyre elektoral, se nuk i ndajnë shqiptarët në rozë e blu, se janë seriozë dhe modernë, dhe plot broçkulla të tjera, - kur ata vetë nuk tregojnë as respektin minimal për shtetin, për ligjin dhe për kushtetutën dhe kur ata vetë nuk lënë rast pa deformuar çdo vlerë të demokracisë.

Le të qeshin disa me batutat e tyre pa vlerë në mitingje, tëitter e FB; le të bëjmë disa sikur ishte risi fakti se pasi privatizuan partitë e shtetin, po emërojnë edhe miqtë e financuesit e tyre deputetë në parlament; le t’i japin disa TV live sa herë qeshin, shajnë, marrin frymë, takohen me fëmijën e tyre apo shkojnë në zyrë....këto kanë qenë e janë zakone feudale shqiptare që ne ende i quajmë lajme, politikë e lidership. POR ata që ende kanë respekt për veten, ende nuk janë shndërruar në turma pa zë, që ende nuk janë nënshtruar përpara fatit, që ende duan një shtet, një shoqëri e një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, - do duhet të gjejnë forcë, me çdo mjet demokratik e qytetar, të refuzojnë talljen dhe oligarkinë, t’i refuzojnë ata si modele dhe si sistem, si sjellje e si mentalitet, si ofertë dhe si mallkim.

Modifikuar më Diel, 28 May 2017 12:13

Shtypi i Ditës Arkiva

« June 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Deklarata e Metës për armatosjen e popullit një javë para zgjedhjeve

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al