“Kumbarët dhe Eskobarët i kemi brenda nesh”

Publikuar tek Analiza & Komente
E Enjte, 16 Mars 2017 10:33

Nga Afrim Krasniqi

Ju kujtohet filmi “Kumbari”? Secili prej shefave të familjeve kriminale që vritej nderohej pafund dhe numri i qytetarëve që u puthnin dorën rrugëve drejtuesve të familjeve mafioze ishte pafundësisht i madh. Ju kujtohet “Eskobar”? Edhe atë e adhuronin, edhe atij i puthnin duart, edhe atë e shihnin si bamirës, madje në varrimin e tij në shenjë mirënjohjeje morën pjesë mijëra qytetarë nga zonat e varfra. Ju kujtohet gjenerali ynë Xhaferi? A nuk i këndonin këngë, e prisnin me brohoritje, zinin radhën për të bërë foto me të? Sa më shumë u merrte para qytetarëve aq më shumë e adhuronin…A nuk pritej e përcillej nga media, politikanë e qytetarë Zani në Vlorën e 1997 apo modelet e tij në rrethet e tjera? A nuk quheshin nga media e komuniteti lokal, “djali ynë”, “bamirës”, Robin Hudi modern”? Janë detaje në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, por një “melodi” të njëjtë: të nënshtruarit, të varfrit, turmat janë e mbeten adhuruesit e “të fortëve”, shohin tek ata heroin, bamirësin, shpëtimtarin e tyre! Herë sepse paguhen prej tyre, herë veprojnë ashtu sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë dallimet midis të mirës dhe të keqes, midis dijes dhe padijes.

Shqipëria e sotme nuk ka as Kumbar, as Eskobar, as Robin Hud. Shqipëria ka ca të “fortë” që kanë pushtet e para, krijuar nga burime të paligjshme, që kanë krijuar parajsa fiskale në zonat ku drejtojnë, që janë marrë “me të gjitha” në “rininë” e tyre dhe që kanë lidhje politike, shpesh konsensuale, dhe që vitet e fundit, vendosën të bëjnë një hap më përpara, - kaluan vetë në politikë. Shikoni sesi reaguan ca turma në Kavajë kur dokumentet treguan se shefi i qytetit të tyre kishte CV me rekorde negative? Bënë protesta, peticione, e shihnin si hero, akuzat i konsideronin padrejtësi. Shikoni sesi reaguan disa banorë të tjerë në Delvinë, kur më i pasuri prej tyre doli se kishte aktivitet kriminal. Shikoni çfarë ndodhi këto ditë kur në prokuroria kërkoi shkarkimin e dy kryetarëve të bashkive. U gjetën ca të rinj, u nxorën përpara kamerave televizive në “miting” solidariteti me të “fortin” e zonës, duke e konsideruar atë hero, bamirës, reformator, viktimë të politikës dhe viktimë të padrejtësisë. E mbrojtën, e shihnin si bamirës, si njeriu model që u ishte ndodhur pranë në ditë të vështira! Shikoni si reaguan turmat partiake kur udhëheqësit e tyre u shfaqen në skandale korruptive apo u përballën me procese gjyqësore. Turmat partiake vunë kujën, i mbrojtën me fanatizëm, i shihnin si modele frymëzuese, heronj dhe bamirës, dhe modele të tilla të korruptuara i konsideronin viktima të padrejtësisë.

Shikoni si sillemi me politikanë që shkarkohen për skandale korruptive apo humbin zgjedhjet për shkak të skandaleve korruptive! U bëjmë surpriza mediatike, u thurim lavde, i përqafojmë, qajmë dhe besojmë se me ikjen e tyre po afron fundi i botës! Shikoni si sillemi ndaj atyre që abuzojnë me votat tona, me besimin tonë, me pasurinë tonë, me institucionet tona. Ngrihemi në këmbë t’i nderojmë sa herë ata futen në salla, lokale apo konferenca; mund të harrojmë të urojmë prindërit për ditëlindje por nuk harrojmë kurrë të urojë shefin e partisë për ditëlindje; u lutemi të bëjmë një foto me të, ua qajmë hallin sa vuajnë, lodhen dhe u kërkojmë 100 herë falje nëse arrijmë të shqiptojmë një kritikë të lehtë përpara tyre!

Ju kujtohen skena me studentë të ekselencës që priten e përdorën nga zyrtarë që kurrë në jetën e tyre nuk kanë përfunduar një libër së lexuari, përvec librit të shefit të tyre? Ju kujtohet koha kur patëm ministër një njeri që deshi 16 vjet të mbarojë 4 vjet shkollë të lartë, apo kur disa ministra/ish ministra, deputetë, ish deputetë, kryetarë bashkie, ish kryetarë bashkie...të mbytur në skandale korruptive dhe akte banaliteti na zënë ekranet televizive, na marrin peng festat kombëtare, na marrin peng administratën dhe interesin publik, na tregtojnë e betonizojnë vlerat historike dhe na kontrollojnë votën tonë elektorale? Ne nuk patëm një kryeministër që shkonte në bibliotekë, por patëm kryeministra që shkonin rregullisht në kazino, ne nuk patëm liderë politikë që jetojnë në banesat e tyre të fëmijërisë, por patëm e kemi liderë që po ngrenë vila luksoze në pjesët më turistike që na kanë mbetur, nga Dajti në Dardhë, nga Velipoja në Vlorë, nga Gjiri i Lalzit, deri në Tushemisht, Razmë dhe Farkë.

Imagjinoni gazetarë, biznesmenë jopolitikë, poetë, piktorë, mjekë, juristë, ekonomistë dhe kategori të tjera me njëfarë arritjeje në jetë, - që përkulen përpara këtyre horrave, që ndjehen të lumtur nëse arrijnë të marrin numrin e telefonit të tyre, që festojnë në familje nëse arrijnë të marrin ndonjë urim ditëlindjeje prej tyre, që pranojnë të keqpërdoren si vitrinë në mitingjet dhe mbledhjet e tyre luksoze & elektorale! Cili i refuzoi? Asnjë. Cili i denoncoi? Asnjë. Si është e mundur që një shoqëri që nxori Fishtën, Nënë Terezën, Poradecin, Çabejn, Kadarenë, - si është e mundur që një shoqëri e tillë të nënshtrohet kaq lehtë, të pranojë të keqen si model, ta adhurojë të gabuarën, të humbë shikimin e mendjen, të mbetet kaq e varfër në pretendimet për jetën dhe kaq e pafuqishme për të reaguar???

Janë detaje? Jo, 1-2-3 mund të jenë detaje. Kur ka shumë nuk janë më detaje, - janë kulturë, janë mentalitet, janë sjellje, janë sistem mendimi dhe veprimi. Dhe në Shqipërinë e sotme kjo ka ndodhur e po ndodh. Është trishtim kur e sheh, është fyerje kur na paraqitet si vlerë, është zhgënjim për aspiratat që kemi pasur, është krim ndaj të sotmes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Brezat pas nesh, nëse nuk do ndryshojnë e të na kapin me shkelma për fajet që kemi bërë e po bëjmë, - me siguri, do kenë rast të lexojmë shtypin e sotëm, kronikat e sotme, bëmat e sotme, - dhe do arrijnë të kuptojnë së paku se modelin e Kumbarëve apo Eskobarëve nuk e sollëm nga larg, - i kishim dhe i kemi brenda nesh!

Pallate ka pasur e do ketë, beton ka pasur e do ketë, makina ka pasur e do ketë, parti ka pasur e do ketë, shtet burokratik ka pasur e do ketë, por dija dhe sistemi i dijes ka munguar dhe duket se do të mungojë gjatë, aftësia jonë për të zgjedhur të mirën dhe jo midis të keqes më të vogël, do vijojë të jetë e njëjtë për një kohë të gjatë. Dhe kjo është trashëgimia më negative që po u lemë fëmijëve tanë!

Modifikuar më E Enjte, 16 Mars 2017 10:35

Shtypi i Ditës Arkiva

« July 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al