Tiranës e Prishtinës: Pse shtireni se nuk e keni ditur?

Publikuar tek Analiza & Komente
Premte, 03 Mars 2017 11:55

Nga Kim Mehmeti

Janë çuar në këmbë Tirana e Prishtina zyrtare! Shkak për këtë është pohimi publik dhe shumë i sinqertë i Presidentit të Maqedonisë se ai nuk mund ta mandatoj një mandatar që e pranon se Maqedonia u takon edhe shqiptarëve! Pra shkak për këtë shqetësim të burrështetasve dhe të ‘patriotëve’ të Prishtinës e Tiranës, është pranimi publik i të parit të Maqedonisë se, dy dekada me radhë, Maqedonia antishqiptare, ndërtonte dhe është duke ndërtuar institucione shtetërore që atë do e mbrojnë nga shqiptarët?!

Po pra, thuajse të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës – përfshi edhe kryeparlamentarin e Shqipërisë, që u mbajti fjalim parlamentarëve të Maqedonisë - janë çuar në këmbë që ta thonë atë që ne ua themi dy dekada me radhë, por ata shtireshin se nuk dëgjojnë gjë: Se burrështetasit maqedonas edhe nuk janë aq budallenj sa duken, por të verbëruar nga antishqiptaria, nuk e shohin se janë duke e shkatërruar shtetin. Pra edhe në Shqipëria e Kosovë, janë çuar në këmbë të gjithë ata që deri dje e përkrahnin regjimin DPMNE-BDI dhe bënin çmos të na eliminojnë neve që thoshim se, të bëhesh krah i këtij regjimi, është njësoj sikur ta luftosh popullin tënd!

Ja pra, e tërë shqiptaria është çuar kundër presidentit të Maqedonisë, vetëm pse ai pati guxim ta thotë hapur të vërtetën për Maqedoninë. Pra e tha hapur se ai do pranonte edhe qeveri me shqiptarët në të, por vetëm nëse ata do ishin të llojit të kryesuesve të BDI-së, të cilët le që e forcuan VMRO-DPMNE’në duke ia dhanë asaj legjitimitetin shqiptarë, por bënë çmos që ta eliminonin çdo shqiptarë që thoshte se partitë shqiptare janë ato që e forcojnë krahun politik antishqiptarë në Maqedoni dhe se, për realizimin e këtij ‘misioni’ të tyre, ato kishin mbështetjen edhe të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, gjë që e dëshmonin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, që ishin dhe mbetën si ‘aktivistë’ më të dëgjueshme të partive shqiptare në pushtet.

Po pra, sot kur Maqedonia antishqiptare e humbi durimin dhe e shpalosi fytyrën e saj të vërtetë, janë çuar në këmbë të gjithë zyrtarët e Prishtinës dhe të Tiranës dhe janë duke e sulmuar Presidentin e shtetit tim. Dhe shtiren thuajse ai u ka kumtuara diçka që ata nuk e kanë ditur. A në të vërtet, jo prej sot, por ka më shumë se dy dekada me radhë, që ne çirremi duke përsëritur se është thuajse e pamundur të ndërtosh shtet të përbashkët me qarqet e ‘ISIS-it’ maqedono-ortodoks, por Tirana e Prishtina zyrtare, ishin së tepërmi të angazhuara me politikat globale, që në të vërtet përmbylleshin me biznes interesat e tyre që kishin në Maqedoni. Andaj, sot kur më në fund doli një burrështetas maqedonas që Tiranës e Prishtinës zyrtare t’ua përplasë në fytyrë atë që ne e themi dy dekada me radhë, e s’kishte kush na besonte, më vjen të them: të falënderoj zotëri President i Maqedonisë që dole burrë dhe e shpalose fytyrën antishqiptare të Maqedonisë, me çka edhe zyrtareve ne Prishtinë dhe Tiranë ua hoqe mbulesën, me të cilën - njësoj siç e fshihnin burrështetasit e Maqedonisë antishqiptarinë - e fshinin pafytyrësinë e tyre si dhe të vërtetën se fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, ata e kishin humbur diku në fundin e xhepave të vet!

Modifikuar më Premte, 03 Mars 2017 11:55

Shtypi i Ditës Arkiva

« Mars 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Marrëveshja Rama-Basha, kush fitoi?

Analiza & Komente

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Pse talentet e sportit përfundojnë në grevë urie?!

Nga Orest ÇIPA   Papritur, njësoj sikur “shkr...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al