Komandanti nazist në vitin 1944: Heroizmi i shqiptarëve është mit, të rinjtë rrinë nëpër kafene dhe janë më turq se vetë turqit

Publikuar tek Dossier
Tuesday, 04 October 2016 22:52

Robert Elsie publikon së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti vjen pra pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë dhe aty siç dihet tanimë, konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta.

Raporti ka rëndësi për historinë e afërt politike të shqiptarëve të Kosovës, pasi aty jepet një pamje e angazhimit të tyre në formacionet SS të nazistëve duke nisur nga shkurti 1944, përkundrejt qasjeve relativzuese të atyre historianëve shqiptarë që e kanë trajtuar atë.

Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë...Ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre...Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo...Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij. Ai nuk e kupton dot se municioni prodhohet në fabrikat gjermane nga gra dhe vajza ndërkohë që të rinjtë e Shqipërisë ulen në kafene apo vijnë vërdallë në qoshet e tregjeve. Ndaj edhe nuk e di kufirin e përdorimit të tyre”, hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave.

Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, shkruan oficeri gjerman.

Pas këtyre parashtresave që të bëjnë të mbash barkun me dorë pse të vërteta dhe të konfirmuara edhe disa dekada pas në anarkinë e vitit 1997, vjen edhe pjesa e rëndësishme e aktivitetit të divizionit.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai mu për këto arsye ai nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës(281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, shkruan më tej kreu i njësisë.

Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber, njësoj si gjermanët, mesa duket ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, edhe sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip. 4 shekuj nën Perandorinë Osmane, shqiptarët janë më turq se vetë turqit”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divzioni. Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve. Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi. (Respublica)

Modifikuar më Tuesday, 04 October 2016 22:55

Shtypi i Ditës Arkiva

« August 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al