Zjarret masive vazhdojnë të jenë masive në Los Angeles, ku mes të prekurëve janë edhe yjet e Hollywood.
Të shumtë janë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të prekurit ndaj zjarrit.
Aktorja amerikane Eva Longoria dhuron 1 milion dollarë nga fondacioni i saj “Eva Longoria” për “Fondacionin e Komunitetit Latino dhe Komunitetin e Kalifornisë”, të cilat po merren me rikuperimin e komuniteteve të prekurëve nga zjarret e shumta që kanë pushtuar Los Angeles.
Longoria ka shprehur dhe mbështetje për punëtorët thelbësorë të prekur nga zjarret, duke dhuruar gjithashtu deri në 50,000 dollarë për organizatën “This is About Humanity”.
Në një postim ajo theksoi se zemra e saj është e thyer për qytetin e Los Angeles dhe ka iu ka bërë thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për të ndihmuar ata që kanë humbur gjithçka.