Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Xheneta apo Egli? Ish banorja e Big Brother “bën” zgjedhjen për Gjestin

Shkruar nga Newsbomb
Xheneta apo Egli? Ish banorja e Big Brother “bën” zgjedhjen
Xheneta/ Gjesti/ Egli

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Françeska Murati, ka rezervat e saj përsa i përket edicionit të ri të “Vëllait të Madh”, gjithashtu dhe për lojën që po zhvillohet ditët e fundit.

E ftuar në “Live from Tirana” nën drejtimin e Ronaldo Sharkës, Françeska është pyetur në llidhje me fenomentin e këtij edicioni, Gjestin dhe afrimiteti i tij me Eglin.

Sigurisht pjesë e bisedës u bë dhe Xheneta, banorja e “Big Brother Vip Kosova” dhe njëkohësisht ish-partnerja e Gjestit, ose të paktën kështu është shprehur ai pasi kë lënë shtëpinë e madhe të Kosovës.

Sipas Françeskës, Gjesti nuk do të hiqte dorë nga Xheneta për Eglin, ndërsa është shprehur skeptike për këtë të fundit dhe sinqeritetin e saj ndaj këngëtarit duke u shprehur se ajo u afeksionua pas tij, pasi në shtëpi mbërritën disa dronë.

Pjesë nga intervista:

Franceska Murati: Shoh që ka ngacmime me Eglin. Shoh që ajo po ‘ia luan’ pak atij. Ka një 48 orë që Egli sikur ka parë disa drona, ka marrë një kthesë tjetër. Por tani ne kemi dhe një vajzë tjetër që po e pret këtë djalin. Sikur po krijohet një trekëndësh dashurie shumë interesant.

Ronaldo Sharka: Beson se Egli dhe Gjesti mund të jenë çifti i këtij viti?

Franceska Murati: Jo. Unë nuk besoj tek Egli. Gjesti është me dikë tjetër, nuk është ‘single’, është në një lidhje të konsoliduar, sado që ka pasur ato luhatjet momentet e fundit. Nuk më duket djalë që do e hidhte poshtë atë për një Egli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese