Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Puthje dhe përqafime, Big Brother "detyron" Bernardin "të falë" Gertin

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Puthje dhe përqafime, Big Brother "detyron" Bernardin
Foto ilustruese

Pas një sërë debatesh e konfliktesh të forta të ndodhura gjatë ditëve të fundit në "Big Brother Vip", produksioni ka menduar që disa nota dashurie mes banorëve, do zbusnin mëritë dhe hatërmbetjet si dhe një situatë e këndshme është krijuar për të gjithë shikuesit.

Loja është e tillë, në momentin që në sfond vendoset kënga e njohur turke "Kiss kiss", banorët duhet të puthen me këdo banor që kanë afër.

Epo mesa duket kjo lojë ka rezultuar efektive për disa nga kundërshtarët e flaktë, si përshembull Xumi dhe Gjesti, gjithashtu dhe Bernardi me Gertin, të cilët i kanë dhuruar disa puthje njëri-tjetrit.

Gerti gjatë një debati pak më parë me Bernardin, ofendoi rëndë këtë të fundit përsa i përket orientimit të tij seksual, duke i thënë që ti je një turp për vendin dhe se do të godisja me domate po të të shikoja nëpër Tiranë.

Ndërsa me tone të ashpra janë përplasur dhe Gjesti me Xumin, ku duket se "sebepi" i fshehtë e këtij konflikti është Egli. Xumi ka shprehur që në fillim pëlqimin e madh që ka për Eglin, ndërsa kjo e fundit ia ka prerë shkurt duke i thënë që e shikon vetëm si shok.

Por me hyrjen e Gjestit në lojë, Egli mesa duket është tërhequr nga deklarata e dhënë se në këtë spektakël nuk dëshironte të krijonte lidhje, pasi ia ka shprehur në disa mënyra Gjestit afeksionin që ka për të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese