
Prej mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e Big Brother banorëve iu është bashkuar dhe Murra. Një lop për të cilën banorët duhet të kujdesen.
Por banorët më tepër janë përfshirë në konflikt se sa janë kujdesur për Murrën. Teksa ata ndodheshin te “Storm Arena”, Valbona që ndodhej pranë lopës i drejtohet duke i thënë:
“Murra duhet t’a ndërrojmë emrin, se Murra është Gerta në këtë shtëpi, ti je Lara”.
Ndërkohë Gerta iu kthye edhe më ashpër me ofendime:
“Lara quhet ajo me të bardhë e me të zezë moj, o injornate. Nuk lë vend pa shfaqur injorancën tënde, edhe te lopët”.
Banorja nuk e la me kaq, pasi i tha se ‘Valbona është si Murra:
“Ti je si lopë se je trup madhe, unë nuk jam si lopë. Edhe fytyrën e gjerë, katrore si lopa. Shko afrohu te lopa e ke fytyrën identike si lopa”.