Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Të mbaj në ajër legen”, Xumi kërcënon Gjestin para syve të Eglit

Shkruar nga Newsbomb
“Të mbaj në ajër legen”, Xumi kërcënon
Xumi-Egli dhe Gjesti

Një tjetër moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. E sigurisht protagonist ka qenë Gjesti! Kësaj here këngëtari është kërcënuar nga një tjetër banori i shtëpisë, nga Xumi.

Teksa po qëndronin në një nga ambientet e shtëpisë, Gjesti me qëllim për ta ngacmuar Xumin ia hodhi shapkat në drejtim të tij. Ky gjest i këngëtarit nuk i pëlqeu aspak influencierit i cili iu drejtua me tone të ashpra duke i thënë: "Të mbaj në ajër legen, mos ma hidh mua shapkën ashtu. Kalama b*the”.

Theksojmë se i gjithë ky episod u regjistrua para syve të Eglit, banores ndaj të cilës kanë shprehur pëlqim të dy konkurrentët, si Xumi, po ashtu dhe Gjesti.

E teksa ndaj Xumit, Egli e ka thënë “troç” që nuk ndjen asgjë dhe nuk e sheh më shumë se shok, për Gjestin ajo ka shprehur simpati, madje na ka lënë të kuptojnë se më vonë një histori dashurie mund të lindtë mes tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese