Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

PLAS KEQ në Big Brother Vip, G Bani tenton të godasë me grusht Gjestin

Shkruar nga Newsbomb
PLAS KEQ në Big Brother Vip, G Bani tenton të godasë me grusht
G Bani dhe Gjesti

Një debat i ashpër gati në përplasje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy banorëve të "Big Brother Vip 4". Dy banorët, Gjesti dhe G Bani janë konfliktuar ashpër, ku nuk kanë munguar as fyerjet. Mes provokimeve të vazhdueshme, Gjesti ka tentuar sërish sot të zgjojë G Banin. Ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka filluar ta ndjekë nga pas.

Në një moment, duket sikur situata ishte gati të agravonte në përplasje fizike pasi G Bani ka ngritur grushtin ndaj Gjestit. Mirëpo ky i fundit, sërish nuk i ka ndalur provokimet duke vijuar më pas edhe jashtë dhomës së gjumit.

Kjo përplasje e ashpër vjen vetëm pak orë para nisjes së spektaklit të sotëm. Sonte do të zbulohen masat dhe vendimi i zarfit të zi që mbërriti në shtëpi mbrëmjen e djeshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese