Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Mevlani i dërgon mesazh Livias në Big Brother Vip: Flet me ty dhe zgjohem me ty..

Shkruar nga Newsbomb
Mevlani i dërgon mesazh Livias në Big Brother Vip: Flet me ty dhe
Mevlan Shaba dhe Livia

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP Albania”  kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘‘Big Love’’.

Një nga mesazhet më emocionues erdhi për Livian, që dyshohet se është nga ish partneri i saj, Mevlan Shaba.

Në mesazh shkruhej: “Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”,

Pas leximit të këtij mesazhi, Livia u përlot dhe u përgjigj: "Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”.

Ky mesazh ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet,  sidomos për shkak se Mevlani ka deklaruar më herët në “Big Brother VIP Kosova” se po bëhet baba për herë të parë me partneren e tij të re. Gjithashtu, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre se Mevlani sapo ka publikuar këngën e tij të re me emrin “Melo” e cila ka të njëjtën nofkë si në mesazh.

Ndërkohë, marrëdhënia mes Livias dhe Mevlanit ka përfunduar prej kohësh, por ky mesazh ka rikthyer në vëmendje lidhjen e tyre të dikurshme dhe ka ndezur debate mes ndjekësve. Disa e shohin si një gjest romantik, ndërsa të tjerë dyshojnë në vërtetësinë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese