
Jozefin Marku i ka kërkuar falje publike të gjithë shqiptarëve të Kososvës dhe famijes së Gjesit, për komentin denigrues që përdori.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtari thotë se nuk ka pasur qëllim të prekte atë plagë, por po mundohej të tregonte një shembull negativ që nuk duhej ndjekur.
“Ndjej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.
Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”-shprehet Jozi.