
Gjesti
Gjesti ka folur hapur për ndjenjat dhe përvojën e tij me Xheneta Fetahun gjatë kohës së qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 3”.
Gjatë një bisede me Egli Takon, këngëtari pranoi se kishte ndjenja të forta për Xhenetën dhe e kishte dashur sinqerisht, pavarësisht kohës së shkurtër që kaluan së bashku. Ai shpjegoi se situatat e krijuara brenda shtëpisë e kishin lënduar shumë dhe se përjetoi dhimbje emocionale.
“Kam pasur ndjenja të vërteta për të, e kam dashur. Gjatë kohës që kemi qenë së bashku, nuk mund të rrija pa të. Por jam lënduar shumë, edhe për gjëra të vogla. Jam prekur emocionalisht,” tha Gjesti.
Artisti gjithashtu tregoi se kishte pritshmëri të mëdha nga lidhja, por ngjarjet dhe tensionet e brendshme e kishin bërë të vështirë përballimin.
“Isha i mbingarkuar me mërzitje dhe çështje të tjera personale. Ishte e vështirë ta përballoja gjithë atë peshë emocionale,” shtoi ai.
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
Zhvishet Jori Delli dhe shpërthen rrjeti, sa pak vend për fantazi (FOTO)
Showbiz & Lifestyle
Kush është shqiptarja në New York që transformoi Parashqevi Simakun?
Showbiz & Lifestyle
Publikohet për herë të parë VIDEO nga dasma e Arbana Osmanit
Showbiz & Lifestyle