Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Fotot e saj në gjendje të mjerueshme bënë xhiron e rrjetit, reagon ashpër Bebe Rexha: Isha në spital, s’mund të sëmuresh as në paqe

Shkruar nga Newsbomb
Fotot e saj në gjendje të mjerueshme bënë xhiron e rrjetit,
Bebe Rexha

Disa pamje shqetësuese të këngëtarës shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit. Ajo çka binte shumë në sy ishte gjendja e saj shëndetësore jo e mirë, me një pamje aspak të kuruar, e veshur me sportive dhe me flokët rrëmujë.

Së fundmi ka reguar dhe vetë këngëtarja, e cila ka sqaruar se në ato momente ishte duke hyrë në spital pas një problemi shëndetësor me stomakun.

E di që po qarkullojnë disa imazhe të mijat duke marrë mjaft vëmendje nga paraqitja ime. Unë kam qenë në spital gjatë 3 ditëve ë fundit pas disa shqetësimeve me stomakun dhe aty kam qenë duke hyrë në spital.

Kush pret jashtë një spitali për të kapur foto të njerëzve që shkojnë brenda? Kur do të ndalojnë fotografët së fotografuari femrat në momentet e tyre më të këqija. Nuk mund të jesh sëmurë as në paqe.

Bebe Rexha nuk ka kursyer as revistën e madhe Daily Mail, të cilët publikuan fillimisht fotografitë. Ajo nuk ka kursyer as ironitë për mediat mbi artikujt e fundit në lidhje me paraqitjen e jashtme të saj në ato foto.

DailyMail jeni plera. Ju e diniy që ato fotografi janë kapur jashtë ambienteve të spitalit. Kush kap foto të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas t’i dedikojnë një artikull për pamjen e jashtme?! Pse nuk e thatë që isha duke hyrë në spital?! Sepse e dinit që ishte gabim. Sonia Ahoron, veçanërisht të qenurit një femër, duhet të të vijë turp nga vetja.

Herën tjetër që do ndihem sikur jam duke vdekur dhe do iki në spital, do kujtohem të rregulloj flokët, të bëj makeup dhe të vesh një vello,” ka shkruar Bebe Rexha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese