
Gjesti ka rrëfyer diçka më shumë mbi raportin dhe ndjenjat për Xhenetën dhe këtë bisedë e ka zhvilluar me Eglin. Pas disa ditëve të jo të mira për dyshen, me injorime dhe lot, Gjesti dhe Egli janë ulur mbrëmjen e djeshme së bashku duke zhvilluar një bisedë të munguar prej ditësh.
Gjesti është shprehur i zhgënjyer për njohjen me Xhenetën dhe se i vjen turp që ka patur të bëjë me një femër aq të ulët sa ajo, kështu siç është shprehur ai. Këngëtari përsërit dhe njëherë se ajo nuk ka patur mëshirë për të dhe se nuk e ka dashur kurrë.
“Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja”.
“Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.