Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Çfarë ndodhi në Big Brother? Produksioni merr vendimin drastik për të martën

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë ndodhi në Big Brother? Produksioni merr vendimin drastik
Foto ilustruese

"Big Brother Vip" ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket veprimeve të fundit të ndodhura brenda shtëpisë së famshme, veprime që konstatojnë në bullizime dhe ofendime ndërmjet banorëve.

Pas disa sjelljeve denigruese dhe të patolerueshme "Vëllai i Madh" ka vendosur të anullojë televotimin e të martës si dhe gjatë spektaklit, do të komunikohen masat ndëshkuese që janë marrë për banorët e përfshirë.

Kujtojmë që këto ditë nuk ka qenë të qeta brenda shtëpisë së "Big Brother" duke filluar që nga debati mes G Banit, Gjestit dhe Jozi, ku ky i fundit i ka derdhur ujë në kokë Gjestit e ndërsa G Bani ka përdorur fjalë bullizuese dhe denigruese kundrejt tij.

Gjithashtu një tjetër debat ofendues ka ndodhur mes Gertit dhe Benardit në lidhje me orientimin seksual të këtij të fundit, i cili ka shprehur se është gay.

Gerti i është drejtuar Benardit me terma ofendues duke i thënë se ti je një turp për vendin. Ndër të tjera i ka thënë se nëse do të shikoja nëpër Tiranë, do të godisja me domate, si dhe në një moment tjetër shprehet: "Ti je turp për këtë vend! Hapu dhe’! si nuk hapet dheu dhe të të marrë ty brenda."

Çfarë ndodhi në Big Brother? Produksioni merr vendimin drastik

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese