
Gjatë Prime të sotëm, situata mes Egli Takos dhe Xum Allushit ka marrë një kthesë të sikletshme. Prej kohësh, Xumi ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Eglin. Në një moment të debatit, Egli tha qartë se ndjehej e bezdisur nga veprimet e tij, edhe pse kishte tentuar t’i shpjegonte ndjenjat e saj me mirëkuptim.
"Kur një femër nuk ndihet komode me një sjellje të tillë, si mund të vazhdojë kjo situatë? Kam folur hapur me Xumin si një burrë 31-vjeçar, por reagimet e tij më kanë bërë të ndihem keq," u shpreh Egli.
Nga ana tjetër, Xumi e mohoi që sjellja e tij të ishte bezdisëse, duke thënë: "Nuk kam qenë në asnjë moment i bezdisur dhe më vjen keq që po dëgjoj këto fjalë."
Ndërsa Ledioni, ndërhyri duke pyetur Eglin nëse ndjenjat mund të kontrollohen. Egli u përgjigj duke shtuar: "E kam bërë këtë bisedë me Xumin dhe ndihem keq si për veten, ashtu edhe për të. E kuptoj situatën e tij, sepse edhe unë mund të isha në vendin e tij, por nëse vazhdon me këto batuta, kjo situatë mund të përkeqësohet."