Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ardit Gjebrea në mbrojtje të Erion Veliajt: Një ditë do të të kërkojnë përsëri! Jam krenar që kam një mik si ty

Shkruar nga Newsbomb
Ardit Gjebrea në mbrojtje të Erion Veliajt: Një ditë do
Ardit Gjebrea dhe Erion Veliaj

Të shumtë kanë qenë ata VIP-a të cilët kanë reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe janë rreshtuar në krah të tij duke e mbështetur dhe treguar ndryshimet që ai ka bërë në Tiranë.

E së fundmi personazheve të njohur i është bashkuar edhe moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea.

Përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, Gjebrea shkruan se: Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë.

Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt e harruan (me qëllim) që Tiranës iu fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë sonë? Një ditë do të të kërkojnë dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dha familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!

Ardit Gjebrea në mbrojtje të Erion Veliajt: Një ditë do

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese