Njihuni me historinë e trishtë të Jehonës, nënës së binjakëve që u detyrua nga i shoqi të merrte heroinë deri në 5 herë në ditë

Publikuar tek Showbiz & Lifestyle
Hënë, 17 July 2017 08:59

Për një femër që abuzon me substanca narkotike, nuk ka asnjë periudhë të lehtë dhe çdo fazë e jetës e asaj kohe, është shumë e vështirë.

Kështu thotë Jehona (emri i njohur për redaksinë), e cila është qysh në moshën 17-vjeçare ka filluar të abuzojë me drogën e llojit heroinë. Ajo për 14 vjet me radhë ka qenë e varur nga heroina, ndonëse gjatë kësaj periudhe ishte bërë nënë dhe kishte lindur dy fëmijë. Edhe bashkëshorti i saj, me të cilin pas lindjes së fëmijëve është ndarë, ka qenë abuzues i heroinës. Fëmijët e saj nuk jetojnë as me nënën e as me babanë, pasi Qendra për Punë Sociale ka vendosur që ata të jetojnë te gjyshërit. Jehona rrëfen se si kishte filluar të bëhet e varur nga droga.

 “Kam filluar shumë herët të përdor substanca narkotike dhe menjëherë kam filluar me drogën e llojit heroinë. Një herë kam filluar ta përdor një herë në muaj, por më pas kam kaluar në atë fazë sa më është dashur të marr 4 deri në 5 herë në ditë heroinë. Unë kam filluar qysh e re të punoj dhe kam pasur të holla, por nuk ka qenë vendi i duhur ku i kam shpenzuar paratë”.

“Kam pushuar dy vjet, para se të mbes shtatzënë, dhe i kam lindur dy fëmijë binjakë. Por, më pas kam rifilluar abuzimin me heroinë. Ndërkohë, jam ndarë nga bashkëshorti. Fëmijët jetojnë me gjyshërit, prindërit e ish-bashkëshortit”, tregon Jehona. Për shkak të fëmijëve, kishte vendosur të largohet nga kjo shprehi e keqe, por ka qene ish-bashkëshorti ai i cili e kishte futur përsëri në këtë lojë. Ajo tregon arsyet: “Arsyeja pse kam rifilluar të marr heroinë, ka qenë se edhe ish-burri ka keqpërdorur me drogë.

Pasi ai ka qenë i papunë e unë punoja, për ta siguruar heroinën edhe për të, më ka detyruar të rifilloj marrjen e heroinës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse më pas jam ndarë nga ai”. Jehona ndonëse për herë të dytë është munduar të largohet nga droga, ka qenë shumë e vështirë, për shkak se tashmë ishin bërë 14 vjet që ishte e varur nga heroina. Ajo thotë se pa ndihmën e profesionistëve të fushës, këtë nuk do ta kishte arritur. Ajo tash merr shërbime në Qendrën MedikoPsikoterapeutike “Labirint”. “Ka një vit që jam duke kërkuar ndihmë në qendrën ‘Labirint’. Edhe pse jam munduar vetë të tërhiqem prej drogës, nuk kam pasur sukses, ka qenë e vështirë. Vendimi im për të ardhur këtu në qendër, që të kërkoj ndihmë, ka qenë i drejtë, pasi tash jam në një dozë minimale dhe besoj shpejt do të pastrohem në tërësi. Tash jam mirë”, thotë ajo. Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra MedikoPsikoterapeutike “Labirint”.

Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje të përdorimit vitet e fundit është marihuana, e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12 e 15 -vjeçare. Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, thotë për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i kokainës, si substancë narkotike, gjithashtu është duke shënuar rritje.

“Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit”, bën të ditur Blakaj. Por, Jehona ka një porosi për qytetarët: “Porosia ime është jo për të rinjtë, por për prindërit e fëmijëve që të jenë më vigjilent dhe nëse vërejnë diçka te fëmija i tyre, të kërkojnë ndihmë në vende adekuate. Sa më herët që kërkohet ndihmë është më e lehtë të tërhiqesh nga kjo shprehi e keqe”. Jehona, gjithashtu, potencon faktin se si abuzuese e drogës, ka qenë shumë e vështirë gjithçka, por vetë fakti se ishte femër e bënte edhe më të vështirë situatën. “Sidomos për femra është shumë e vështirë, pasi që si të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që mendon është se si ta sigurosh drogën. Në qoftë se nuk ke para, detyrohesh të dalësh në rrugë apo gjetiu dhe të vjedhësh. Për një femër është sfidë e jashtëzakonshme’’. Ndryshe, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj. REL

Modifikuar më Hënë, 17 July 2017 08:59

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al