Shokuese! Sherr me karrige dhe tavolina gjatë një demostrate në Barcelonë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:10 12-10-2017 Shokuese! Sherr me karrige dhe tavolina gjatë një demostrate në Barcelonë (VIDEO)

Një marshim paqësor për pavarësinë e Katalonjës ka degjeneruar në sherr masiv ditën e sotme në Barcelonë.

Gjërat nuk vajtën ashtu siç ishin planifikuar në fakt dhe palët e kundërta u përleshën me njëri-tjetrin me karrige dhe tavolina.

Marshimi paqësor u organizua në Ditën Kombëtare të Spanjës, me qëllim pro-unitetit të këtij vendi. Mirëpo rrjedhoja e ngjarjes tregoi se sa të theksuara janë ndarjet mes disa separatistëve dhe unionistëve, raporton euronews, transmeton newsbomb.al.

Shumë persona në këtë përleshje valëvitën flamuj spanjollë dhe katalanë teksa godisnin njëri-tjetrin me çfarë të kishin përpara.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur qetësimin e situatës.  

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0024580955505371
array(1) { ["section"]=> string(84) "shokuese-sherr-me-karrige-dhe-tavolina-gjate-nje-demostrate-ne-barcelone-video-95666" }