“Selfie e majmunit”, fotografi fiton betejën ligjore për të drejtën e autorit

Publikuar tek: bota, më 20:09 13-09-2017 “Selfie e majmunit”, fotografi fiton betejën ligjore për të drejtën e autorit

Në vitin 2011, fotografi David Slater ndodhej në një pjesë të xhunglës indoneziane, kur krejt papritur një majmun makaku i mori aparatin nga dora dhe shkrepi një “selfie”.

Pasi rimori nën kontroll aparatin, Slater u mahnit nga imazhi që kishte shkrepur majmuni dhe nxitoi ta publikojë atë, pa menduar se kjo do t’i kushtonte një betejë dyvjeçare ligjore.

Në 2015, PETA, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Shtetet e Bashkuara “mori përsipër” që të përfaqësojë majmunin në foto për t’i kërkuar fotografit Slater të drejtat e imazhit dhe që të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga këto shkrepje të ndaheshin përgjysmë me majmunin.

Në fund, një gjykatës amerikan vendosi t’i japë të drejtë fotografit dhe të hedhë poshtë pretendimet e majmunit të përfaqësuar nga PETA. Megjithatë, vetë Slater vullnetarisht tha se do të dhurojë 25 përqind të të ardhurave nga ky imazh për organizatën që mbron kafshët.

Article Logic
Execution time: 0.002316951751709
array(1) { ["section"]=> string(80) "selfie-e-majmunit-fotografi-fiton-betejen-ligjore-per-te-drejten-e-autorit-92254" }