Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

VIDEO/ U përfshi së bashku me rusin në një sulm të përgjakshëm, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ U përfshi së bashku me rusin në një sulm të
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë greke pasi u përfshinë në një sherr të përgjakshëm në një mini-market në orët e vona të së shtunës (15 qershor) në Chania.

Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar si dhe për një 46-vjeçar me origjinë nga Rusia. Të dy këta shtetas mbrëmjen e së dielës ishin parë në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias.

Menjëherë autoritetet shkuan në vendin ku dhe shqiptari me rusin ishin fshehur ku bënë të mundur dhe arrestimin e tyre.

Këta dy shtetas goditën me shkop mbrëmjen e së shtunës pronarin 58-vjeçar të mini-marketit, si dhe plagosën dy djemtë e tij 32 dhe 34 vjeç. Siç shihet dhe në pamje në momentin e sherrit rusi ka plagosur me armë zjarri në gju djalin e pronarit të mini-marketit.

“Hiqni armën, dikush do të vritet”, dëgjohet dikush në video. Menjëherë pas ngjarjes 46-vjeçari është larguar me motor me shqiptarin, i njohur për autoritetet greke.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese