
Të martën e 28 prillit 2025, është njoftuar një tjetër marhsim proteste në Shkup. Protesta është thirrur nga familjarët e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit.
Siç bëhet me dije nga mediat vendase, protesta do të nisë nga ora 12:05, me marshimin që do të nisë para Prokurorisë në Shkup, e më pas do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ashtu si protestat e tjera, edhe kjo ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe të tërheqë vëmendjen për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.
Kujtojmë se tragjedia në diskotekën "Pulse" në Koçan, ndodhi mëngjesin e 16 marsit, ku një zjarr i madh shpërtheu duke lënë 62 të vdekur dhe 150 të plagosur.