Hapësire reklamuese


Rajoni

Të akuzuar për vrasjen e 106 civilëve, Gjykata e Prishtinës lëshon fletë-arrest për Milan Radoiçiç dhe 19 serbë të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Të akuzuar për vrasjen e 106 civilëve, Gjykata e Prishtinës
Milan Radoiçiç

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte. 

Me vendim të gjykatës, të datës 15 prill 2025, urdhërohet shoqërimi i menjëhershëm i të pandehurve. Këta të fundit akuzohen për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë. Bëhet fjalë për periudhën 1998-1999, në Gjakovë. 

Ata dyshohet se ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas ekzekutuan 106 civilë shqiptarë. Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Sipas vendimit, thuhet se Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 18 mars, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur 'Ura e Taliqit' në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.

Në mesin e të urdhëruarve për arrestim janë edhe emra si Milovan Kovacevic, Radomir Colić, Milos Đosan, Predrag Ristić, Srdan Krstić, dhe të tjerë. Ndërkohë, Milan Radoiçiç akzuohet nga autoritetet kosovare për sulmin në Banjskë, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese