Hapësire reklamuese


Rajoni

Samiti Turqi-Itali! Erdogan mbërrin në Romë, në fokus forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve

Shkruar nga Newsbomb
Samiti Turqi-Itali! Erdogan mbërrin në Romë, në fokus
Giorgia Meloni dhe Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka mbërritur në Itali, në kuadër të Samitit të katër Ndërqeveritar Turqi-Itali.  Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti turk është ulur në Romë, për të konfirmuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi i parë ndërqeveritar midis dy vendeve u mbajt në vitin 2008 në Izmir dhe i fundit u zhvillua tre vjet më parë në Ankara.

Bisedimet ndërqeveritare të kësaj të marte po zhvillohen në një kohë të veçantë, me pasigurinë gjeopolitike që dominon në nivel global, frontet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme të hapura, ndërsa Turqia duke përfituar nga kriza në marrëdhëniet transatlantike, promovon marrëdhëniet euro-turke sipas kushteve të saj.

Roma është një nga aleatët dhe mbështetësit më të ngushtë të Turqisë, dhe Giorgia Meloni në veçanti ka mbështetur procesin e afrimit të Turqisë me BE-në, ndërsa theks i veçantë i është kushtuar marrëdhënieve ekonomike dhe investimeve, pasi shumë kompani italiane investojnë në Turqi.

Për Turqinë, bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes dhe armatimeve është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm. Gjithashtu, Turqia ka mbështetjen e Italisë në blerjen e Eurofighter, pasi Italia është një nga vendet që marrin pjesë në konsorciumin e prodhimit të avionëve luftarakë.

Gjithashtu edhe biznesmenët turq dhe italianë janë përqendruar në Samitin e 4-t Ndërqeveritar Turqi-Itali, ku priten marrëveshje për bashkëpunim në sektorë të ndryshëm si mbrojtja dhe industria e mbrojtjes, siguria kibernetike, energjia, industria automobilistike etj. Gjatë vizitës së Erdoganit në Itali, paralelisht me Samitin Ndërqeveritar do të mbahet një Forum Biznesi Itali-Turqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese