Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Samiti Europian në Tiranë, Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Samiti Europian në Tiranë, Vjosa Osmani do të
Foto ilustruese

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë për herë të parë dhe do të mbledhë liderë nga e gjithë Europa dhe bota.

Shteti i Kosovës do të përfaqësohet në këtë samit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë konfirmuar mediat kosovare.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese