Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Kosovën, takime me Osmanin
Presidenti i KiE, Antonio Costa

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë pasditen e kësaj të mërkure Kosovën, ku pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e shefit të KiE-së, vjen në një moment ku Kosova po përjeton një "ngërç politik", pasi për herë të 15-të ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Sipas BE-së, këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi, pasi Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në vëri të vendit, në komunat me shumicë serbe.

Ndërkohë, kujtojmë se Costa një ditë më parë vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Gjatë qëndrimin në Serbi, Costa zhvilloi një konferencë për mediat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. 

Gjatë konferencës, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese