
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mesditën e sotme zhvilloi një takim me të gjithë liderët politikë pas dështimit të seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Vjosa Osmani është shprehur e gatshme t’i japi një “zgjidhje” ngërçit politikë, e cila nuk po gjen “qetësi” për kreun e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur se ajo do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese .
Pjesë nga fjala e saj:
Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione që vetë deputetët ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera. Mënyra tjetër është që unë si presidente të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese.
Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre. Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë.