
Një tjetër operacion policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në shtetin italian.
Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë, mësohet se operacioni i quajtur “Mileniumi” është zhvilluar në zonën e Reggio Calabrias dhe në veriun e Italisë, ku janë arrestuar 97 persona të mafies kalabreze, “Draghetta”.
Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuatrve, janë të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marrje parash përmes zhvatjes dhe bashkëpunim në manipulim votash dhe rrëmbime me qëllim mbledhjen e shpërblimeve.
Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se të arrestuarit menaxhonin një regjim “monopoli” në shumë zona të Kalabrisë, ku gjithashtu në veriun e Italisë si, Milano, Bologna, Rimini dhe Pavia janë arrestuar disa persona.
Ndër të tjera, janë sekuestruar dy kompani që operonin në sektorin e ndërtimit dhe industrinë e ushqimit, përmes të cilave besohet se Drageta ka “pastruar” paratë e saj të “pista”.
"Un'importante operazione quella condotta oggi dai @_Carabinieri_ di Reggio Calabria, coordinati dalla Direzione Distrettuale Antimafia: 97 persone, tra cui esponenti di spicco della ‘ndrangheta, sottoposte a misure cautelari in tutta Italia. Un risultato importante che conferma… pic.twitter.com/F5JAuDIhzR
— Ministero Difesa (@MinisteroDifesa) May 21, 2025